E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të mediave në Kuçovë

17 tetor 2011
Kuçovë

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, pas ceremonisë së përurimit të bustit të inxhinierit polak të gjeologjisë, Prof. Stanisllav Zuber dhe ceremonisë së dekorimit të tij, iu përgjigj interesimit të mediave në Kuçovë.

Pyetje: Ju si President, keni pasur një konflikt, më shumë mediatik se sa ballë për ballë me zonjën Topalli. A mund të na shpjegoni është thjesht konflikt dialekti, ashtu siç e ka nxjerrë ajo, për gjuhën shqipe, apo ka motive të tjera të drejtpërdrejta me ju nga ana politike?

Presidenti Topi: Sot jemi në Kuçovë për të përuruar monumentin dhe për të dekoruar një figurë të madhe të popullit polak, që dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për popullin shqiptar, për shkencën shqiptare të gjeologjisë. Në këtë mjedis, ka shumë figura të rëndësishme, por ka edhe shumë popull nga Kuçova. Sot është ditë e hënë. Presidenti ka filluar një veprimtari intensive që i takon javës dhe ju siguroj që gjatë javës do të kem një agjendë shumë të ngarkuar, e cila vijon nga detyrimet institucionale të Presidentit, por edhe në vijim të asaj agjende integruese për Shqipërinë, të cilën besoj se duhen ta kenë të gjitha institucionet. Të gjithë së bashku duhet të punojmë me shumë përkushtim për këtë agjendë për t’iu përgjigjur, secili në institucionin e tij, por edhe të gjithë së bashku asaj që ka thënë edhe Komisioni i Bashkimit Evropian. Besoj se edhe ju do t’i kontribuoni kësaj klime.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›