Presidenti Topi i bën homazhe aktorit të mirënjohur shkodran Ndrek Prela

15 tetor 2011
Shkodër
Presidenti i Republikës, Prof.Dr. Bamir Topi nderoi sot kujtimin e aktorit të mirënjohur e të vlerësuar prej artdashësit shqiptar, Ndrek Prela, duke marrë pjesë në homazhet e organizuara sot në mjediset e Teatrit “Migjeni”, në Shkodër.
Pasi i shprehu ngushëllimet më të përzemërta familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të Ndrek Prelës, Kryetari i Shtetit Shqiptar e vlerësoi kështu punën dhe veprimtarinë e aktorit tepër të dashur të skenës dhe të ekranit:
“Sot i japim lamtumirën e fundit një aktori brilant, me një jetë të gjatë artistike, si i madhi Ndrec Prela, i cili ka mbetur dhe do të mbesë në memorien e kombit me lojën e tij të jashtëzakonshme qoftë në teatër, qoftë në kinematografi. Ne jemi rritur me rolet e tij. Të pashlyeshme do të mbeten imazhet, që ka lënë ky aktor i madh në disa filma emblematikë siç është “Komisari i dritës”, gjyshi i Dritan Shkabës, apo tek filmi “Në fillim të verës”, apo dhe në filma të tjerë, të cilët unë nuk mund t’i përmend me radhë, sepse janë shumë. Unë e shikoj edhe këtu tek kolegët që ka jo vetëm respekt për veprën e tij, por edhe një mirënjohje të madhe, sepse ai do të mbesë jo vetëm në imazhin e filmave shqiptarë, por do të jetë një shkollë e vërtetë edhe për aktorët e rinj.
I paharruar dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për këtë figurë të madhe të artit dhe të kinematografisë shqiptare!”