E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton 5 ushtarakë të lartë me grada madhore

 
Tiranë, 15 shtator NOA-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar sot gradat madhore për 5 kolonelë të ushtrisë sonë, propozime këto të sjella nga ministria e Mbrojtjes.

Në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se në mbështetje të nenit 92, paragrafi d dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, presidenti Topi dekretoi dhënien e gradave madhore për Kolonel Xhemal Gjunkshi, të cilit i jepet grada madhore Gjeneral Brigade, Kolonel Dhori Spirollari, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.

Topi dekretoi dhënien e gradës Kundëradmiral për Kapitenin e Rangut I, Kristaq Gërvenji.

Edhe për Kolonel Abaz Lleshin, u dha grada madhore Gjeneral Brigade.

Propozimi i pestë ishte për Kolonel Sandër Lleshi, i cili u dekretua dhe ai me gradën madhore Gjeneral Brigade.

Këto dekrete hyjnë menjëherë në fuqi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›