E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës; Rritet numri i udhëtarëve në tragete



Porti detar i Durrësit ka rritur ndjeshëm gamën e shërbimeve ndaj operatorëve subjekteve tregtare dhe klientëve të tij. Gjatë periudhës janar-shtator 2009 në portin e Durrësit kanë zbarkuar apo janë nisur më shumë udhëtarë shqiptarë se vitin e kaluar. Shkak i numrit më të madh të pasagjerëve ka qenë padyshim, siguria portuale, kushtet e mira të tyre krijuar nga APD-ja, si dhe investimet e shumta, të cilat po përfundojnë në portin më të madh të vendit. Për 9-mujorin, në portin detar të Durrësit, më i madhi i vendit tonë, kanë hyrë dhe kanë dalë me anë të trageteve 394 957 udhëtarë shqiptarë ose 13 mijë më shumë. Numri i tyre është rritur me gati trefishin, tregojnë statistikat 9-mujore. Rritja e numrit ka ardhur gjatë dhe pas sezonit veror, pikërisht në një kohë që kriza ekonomike e cila ka prekur rajonin, po bie. Një situatë e tillë pritet të reflektohet edhe në fund të këtij viti, pasi priten më shumë pushues me rastin e festave, të cilat po ofrojnë. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe kanë hyrë dhe dalë 165 368 autovetura dhe 48 423 kamionë që duke u bazuar në statistikat portuale, është një numër relativisht më i lartë se ai i vitit 2008.

Disvoltat ende mbeten problematike për agjencitë e kamionëve të transportit që operojnë në port. Një numër i madh kamionësh vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar, pasi e kanë të pamundur të udhëtojnë drejt Italisë, pasi nuk kanë leje qarkullimi italiane apo siç quhen ndryshe “disvolta”. Ata janë në pritje nga autoritetet shtetërore italiane, për liberalizimin e tyre. Të njëjtin efekt ka edhe taksa për ton/rrugë, e cila penalizon me 500 euro për kamion kamionët tanë. Sektori i transportit me kamionë mbetet dominues në të ardhurat e portit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›