Presidenti Topi dekreton caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së gjykatave të apelit.

D E K R E T
PËR CAKTIMIN E KOMPETENCAVE TOKËSORE DHE TË QENDRËS SË USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË GJYKATAVE TË APELIT
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 6, paragrafi 4 të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të ministrit të Drejtësisë,
D E K R E T O J:
Neni 1
Në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykatat e apelit organizohen në 6 zona, me kompetencë tokësore dhe qendra të ushtrimit të veprimtarisë së tyre, si më poshtë:
1. Gjykata e apelit Tiranë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat, Tiranë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Tiranë.
2. Gjykata e apelit Durrës, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Elbasan, Durrës, Kavajë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Durrës.
3. Gjykata e apelit Shkodër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër, Tropojë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Shkodër.
4. Gjykata e apelit Vlorë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Berat, Fier, Lushnje, Vlorë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Vlorë.
5. Gjykata e apelit Korçë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Korçë e Pogradec dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Korçë.
6. Gjykata e apelit Gjirokastër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Gjirokastër.
Neni 2
Dekreti nr. 1984, datë 07.01.1998 “Për krijimin e gjykatave të apelit dhe caktimin e kufijve tokësore të veprimtarisë së tyre”, shfuqizohet.
Neni 3
Ngarkohet Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij dekreti.
Neni 4
Ky dekret hyn në fuqi më 1 shtator 2009.
Nr. Dekretit 6217
Tiranë, më 07.07.2009
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI