Presidenti Topi dekreton krijimin e seksioneve penale për gjykimin e të miturve pranë gjykatave të rretheve gjyqësore.

D E K R E T
PËR KRIJIMIN E SEKSIONEVE PENALE PËR GJYKIMIN E TË MITURVE PRANË GJYKATAVE TË RRETHEVE GJYQËSORE
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 13, paragrafi 4 të ligjit nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale”, të ndryshuar, me propozim të ministrit të Drejtësisë,
D E K R E T O J:
Neni 1
Në territorin e Republikës së Shqipërisë, seksionet penale për gjykimin e të miturve krijohen në:
1. Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat dhe Tiranë.
2. Gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Durrës dhe Kavajë.
3. Gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër dhe Tropojë.
4. Gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Berat, Fier, Lushnje dhe Vlorë.
5. Gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Korçë dhe Pogradec.
6. Gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë.
7. Gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, me kompetencë tokësore në rrethin gjyqësor Elbasan.
Neni 2
Dekreti nr. 5351, datë 11.06.2007 “Për krijimin e seksioneve të veçanta penale për gjykimin e të miturve pranë gjykatave të rretheve gjyqësore”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Neni 3
Ngarkohet Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij dekreti.
Neni 4
Ky dekret hyn në fuqi më 1 shtator 2009.
Nr. Dekretit 6218
Tiranë, më 07.07.2009
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI