E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton emërim prokurori.

D E K R E T

PËR EMËRIM PROKURORI

Në mbështetje të neneve 149 pika 3 të Kushtetutës dhe 23 pika 3, të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

1. Mirela Zavalani, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë.

2. Ida Ahmetlli, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Tiranë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rethit Gjyqësorë Kurbin.

3. Klodjan Braho, aktualisht prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Berat,emërohet prokuror në këtë prokurori.

4. Anisa Qilimi, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Krujë,emërohet prokurore në këtë prokurori.

5. Erida Lamka, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë,emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Elbasan.

6. Dorina Sadikallri, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorine e Rrethit Gjyqësorë Pogradec,emërohet prokurore në këtë Prokurori.

7. Dhorina Theodhori, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Korçë,emërohet prokurore në këtë Prokurori.

8. Flora Cela, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlorë,emërohet prokurore në këtë Prokurori.

9. Natasha Shallapi, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Fier,emërohet prokurore në Prokurorine e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër.

10. Saimir Bahiti, aktualisht prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kurbin,emërohëet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Shkodër.

11. Asllan Barjamaj, aktualisht prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Vlorë,emërohet prokuror në prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5937
Tiranë, më 17.11.2008

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›