V E N D I M PËR MIRATIMIN E LEJES, PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E LINJËS TREGTARE TË INTERKONJEKSIONIT, ME RRYMË TË VAZHDUAR, PORTO ROMANO/DURRËS (SHQIPËRI) – CASAMASSIMA/BARI (ITALI)
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LEJES, PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E LINJËS TREGTARE TË INTERKONJEKSIONIT, ME RRYMË TË VAZHDUAR, PORTO ROMANO/DURRËS (SHQIPËRI) – CASAMASSIMA/BARI (ITALI)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të linjës tregtare të interkonjeksionit, me rrymë të vazhduar, Porto Romano/Durrës (Shqipëri) – Casamassima/Bari (Itali).
2. Miratimin e lejes nr.3, datë 1.10.2008 të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, “Për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit, me rrymë të vazhduar, Porto Romano/Durrës (Shqipëri) – Casamassima/Bari (Itali)”, dhënë shoqërisë “ENEL Produzione, S.p.A”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ngarkohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/11/2008