E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Republikës nxit bashkëpunimin ndërinstitucional për sfidat e sistemit të drejtësisë.

20 nëntor 2008

Nën kujdesin e Presidentit të Republikës është zhvilluar sot paradite në Pallatin e Brigadave, një takim konsultativ me anëtarët e Gjykatës së Lartë, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokuroren e Përgjithshme.

Gjatë takimit u evidentuan dhe analizuan çështjet e ngritura për drejtësinë në Progres Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2008 dhe u diskutua e u shkëmbyen idetë dhe vizionet lidhur me hapësirat e bashkëpunimit më të mirë midis këtyre institucioneve.

Në fjalën e tij në fillim të takimit, Presidenti Topi vërejti se pavarësisht vlerësimit kryesisht pozitiv të punës së drejtësisë në Progres Raportin për vitin 2008, mbetet ende shumë për të bërë. Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit e vuri theksin tek domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe i nxiti anëtarët e këtyre institucioneve mjaft të rëndësishme të drejtësisë që të jenë aktivë në debatin që bëhet për reformimin e këtij sistemi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›