V E N D I M PËR SHTYPJEN E LETRAVE ME VLERË
V E N D I M
PËR
SHTYPJEN E LETRAVE ME VLERË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8976, datë 12.12.2002, “Për akcizat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Shtypja e letrave me vlerë realizohet nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, sha, me kapital shtetëror, në varësi të ministrit të Financave.
2.Letra me vlerë, në kuptim të këtij vendimi, do të vlerësohen pullat fiskale, biletat e transportit, rrugor dhe hekurudhor.
3. Procedurat, afatet dhe çështje të tjera, që lidhen me prodhimin e letrave me vlerë, rregullohen me udhëzimin e ministrit të Financave, që do të dalë brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
4. Vendimet nr.402, datë 6.8.1993, “Për shtypjen e letrave me vlerë”, dhe nr.183, datë 28.3.2007, “Për organizimin, shtypjen dhe emetimin e biletave të transportit rrugor”, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/11/2008