Presidenti i Republikës mbledh Këshillin Koordinues në Luftën kundër Gjakmarrjes.

19 nëntor 2008
Presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi thirri sot paradite në Pallatin e Brigadave mbledhjen e Këshillit Koordinues në Luftën kundër Gjakmarrjes.
Në krye të takimit, Presidenti Topi vuri në dukje rëndësinë që ka funksionimi i këtij Këshilli për të vënë në punë të gjitha strukturat shtetërore për një përfshirje jo thjesht ligjore në luftën kundër këtij fenomeni mjaft kompleks, që përbën një anomali në fazën integruese ku ndodhet vendi. Kryetari i Shtetit nënvizoi qëllimin e punës së këtij Këshilli, pikërisht evidentimin e drejtimeve për hartimin e strategjisë kombëtare për luftën kundër gjakmarrjes, përcaktimin e detyrave për organet e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore si dhe nxitjen e koordinimit e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave jofitimprurëse kundër fenomenit të gjakmarrjes.
Pjesëmarrësit në takim, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Zëvendëskryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, Zëvendësministri i Drejtësisë, Viktor Gumi, Kryetari i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Tritan Shehu dhe Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj pasi bënë një paraqitje të situatës dhe problematikave të saj nën këndvështrimin e institucioneve respektive, shprehën gatishmërinë institucionale për t’u angazhuar në hartimin e strategjisë kombëtare kundër fenomenit të gjakmarrjes. Propozimet e hedhura në mbledhjen e këtij Këshilli, u konkretizuan në angazhime specifike për t’u përmbushur nga secili institucion për të vënë në funksion detyrimet ligjore të këtij Këshilli.
Në mbyllje të takimit, Presidenti Topi ka nënvizuar se edhe për fenomenin e gjakmarrjes, dominant duhet të jetë shteti i së drejtës dhe veprimi i koordinuar i ligjit kudo e ndaj kujtdo, për çdo fenomen të kriminalitetit.”Pa një veprim të koordinuar dhe me afate të përcaktuara që përfshin dhe kërkon kontributin e të gjitha Institucioneve, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, organeve të sigurisë kombëtare, pushtetit vendor dhe drejtësisë, lufta kundër gjakmarrjes, nuk mund të ketë sukses”.
Këshilli Koordinues për luftën kundër gjakmarrjes, do mblidhet në mënyrë sistematike për të ndjekur me vëmendje ecurinë e luftës ndaj gjakmarrjes, si një fenomen që duhet të pushojë së ekzistuari në një vend aspirant të integrimit euroatlantik.