E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton lirim nga detyra të Gjeneral Brigade Abaz Liman Lleshi, Shef i Departamentit të Strategjisë e Historisë.

D E K R E T

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 93 Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral Brigade Abaz Liman Lleshi, Shef i Departamentit të Strategjisë e Historisë, në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, lirohet nga detyra.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6413
Tiranë, më 16.02.2010

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›