E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton lirim nga detyra të Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, Komandant i Regjimentit Komando në Forcën e Bashkuar.

D E K R E T

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 8 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, Komandant i Regjimentit Komando në Forcën e Bashkuar, lirohet nga detyra.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6290
Tiranë, më 07.10.2009

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›