E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplaset motorri me betonieren, vdes një person

Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Tiranës bënë të ditur se gjithçka ndodhi kur një person me motorr u përplas me një betoniere, ku për pasojë humbi jetën pasagjeri i motorrit. Aksidenti ndodhi perballe ish-kinema "Agimit" 

TIRANË-Një shtetas humbi jetën sot rreth orës 13.00 për shkak të një aksidenti rrugor, në bulevardin "Bajram Curri", përballë ish-kinema "Agimit" në Tiranë. Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës bënë të ditur se gjithçka ndodhi kur një person me motorr u përplas me një betoniere, ku për pasojë humbi jetën pasagjeri i motorrit, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›