Presidenti Topi dhe Presidenti Ivanonv shprehin vullnetin për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe

12 korrik 2011
Ohër, Maqedoni
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u prit sot nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në kuadër të takimit që Presidentët e katër vendeve fqinjë të rajonit po zhvillojnë në Ohër, me ftesë të Presidentit maqedonas.
Duke shprehur vlerësimin e veçantë për organizimin e këtij takimi Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në pah bashkëpunimin shumë të mirë me palën maqedonase, nё kuadër tё angazhimit në nisma të pёrbashkёta për zhvillimin e rajonit dhe realizimit të apiratave integruese. “Por,” - vuri në dukje Presidenti Topi, - “nevojitet një thellim i këtij bashkëpunimi, duke i dhënë një prioritet të veçantë bashkëpunimit ekonomik.” Duke shprehur mbështetjen pa hezitim të Republikës së Maqedonisë në integrimin e saj në NATO e BE, Presidenti Topi përsëriti qëndrimin e shprehur edhe në Samitin e fundit në Shën Stefan se “Shqipëria mbështet plotësisht integrimin e Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.”
Presidenti Topi ka bërë bërë një panoramë të shkurtër të situatës politike në Shqipëri, pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, duke shprehur besimin se me fillimin e sezonit parlamentar të vjeshtës në Shqipëri, do nisë një fazë e re e dialogut politik në vend, në shërbim të të ardhmes integruese të vendit, që përfshin ndryshime në legjislacionin zgjedhor, por edhe në miratimin e ligjeve mjaft të rëndësishme për integrimin në Bashkimin Evropian.
Duke përshëndetur ecurinë e Maqedonisë në rrugën e integrimit, Presidenti Topi ka vlerësuar edhe rolin e faktorit shqiptar në vend, i cili siç nxitet edhe nga Shqipëria, është një element stabiliteti, bashkëpunimi dhe kohezioni të brendshëm.
Nga ana e tij Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov e falenderoi posaçërisht Presidentin Topi për qëndrimet mbështetëse ndaj të ardhmes euroatlantike të Maqedonisë. Presidenti Ivanov ka vlerësuar këtë iniciativë takimesh mes Presidentëve, të iniciuar nga Presidenti Topi, duke u shprehur se ajo që filloi në Vlorë si një proces, tani është një detyrim i cili duhet çuar përpara. Nëse ekziston dialog, bashkëpunim mes Presidentëve, kjo përcillet edhe në nivelet e tjera të dy vendeve, nënvizoi Presidenti Ivanov. Marrëdhëniet e mira dhe takime të tilla, japin mesazhe pozitive për bashkëpunimin shumë të mirë fqinjësor e ardhmërinë e rajonit tonë, vunë në dukje të dy Presidentët.
Presidenti maqedonas ndau të njëjtin mendim me Presidentin shqiptar se tashmë duhet të kalohet në një nivel më ambicioz të marrëdhënies dypalëshe, në drejtim të zhvillimit të biznesit e partneritetit dypalësh, në të mirë të qytetarëve të dy vendeve. Takime të tilla duhet të pasohen nga veprime konkrete të qeverive të vendeve respektive në funksion të ruajtjes e kultivimit të orientimit evropian në rajon, kanë vlerësuar të dy homolgët e vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë.