Presidenti Topi përshëndet mbledhjen e Këshillit të Biznesit Turko-Shqiptar

11 tetor 2011
Stamboll, Turqi
Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Turqi, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Biznesit Turko-Shqiptar, i shoqëruar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka.
Duke iu drejtuar biznesmenëve dhe sipërmarrësve shqiptarë e turq të pranishëm në këtë veprimtari, Presidenti Topi ripohoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona vazhdojnë të ecin në rrugën e gjatë dhe të drejtë të një miqësie të farkëtuar në shekuj nga dy popujt tanë, që begaton nga niveli i shkëlqyeshëm i marrëdhënieve politike, diplomatike dhe kulturore, që forcohet nga anëtarësia e përbashkët në NATO dhe që nxitet nga aspiratat tona të mëtejshme në lidhje me prosperitetin dhe mirëqenien ekonomike të qytetarëve tanë.
Presidenti Topi vlerësoi rolin e veçantë të komunitetit të biznesit në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-turke dhe në gjetjen e rrugëzgjidhjeve për të bërë të mundur shfrytëzimin e të gjitha mundësive dhe burimeve për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Presidenti i Republikës vuri në dukje se ky bashkëpunim duhet vijuar mbi bazat e një konceptimi të ri, i cili nuk duhet të bazohet thjesht mbi atë që është arritur, por mbi atë që mund të arrihet sa më shpejt për t’i shtruar rrugën një perspektive të re që t’i kapërcejë kufijtë e vendeve tona. Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit Shqiptari nënvizoi rëndësinë e realizmit të më shumë projekteve konkrete për kooperimin në sektorin e energjetikës, në ndërtimin e linjave të interkoneksionit, si dhe të investimeve të tjera të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin e ekonomisë të dy vendeve tona.