Presidenti Topi dhe Sekretari i Përgjithshëm i KE-së, Devis vlerësojnë reformat e Shqipërisë në fushën e drejtësisë.

23 shtator 2008
Nju Jork,
SHBA
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi një takim të veçantë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Terri Devis.
Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Topi vlerësoi mbështetjen, kontributin dhe rolin e Këshillit të Evropës si aktor i rëndësishëm në thellimin e proceseve reformuese demokratike, forcimin e institucioneve në Shqipëri dhe përmbushjen e standardeve në funksion të integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit. Presidenti i Republikës u ndal në disa prej arritjeve dhe angazhimeve konkrete të shtetit shqiptar në reformimin e sistemit gjyqësor dhe atij të drejtësisë, në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, etj.
Kreu i shtetit shqiptar theksoi se Shqipëria mbështet frymën e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh në rajonin tonë, duke kontribuar në mënyrë konstruktive, por dhe realiste, në përgjigje të dinamikës së zhvillimeve në secilin nga vendet tona. “Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë politikën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit” - u shpreh Presidenti Topi dhe theksoi se “e ardhmja e të gjitha vendeve të rajonit është e projektuar krejtësisht në gjirin e familjes europiane dhe euroatlantike”.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terri Davis, pasi e vlerësoi këtë takim të një rëndësie të veçantë, e siguroi Presidentin Topi mbi vazhdimësinë e palëkundur të ndihmesës së KE-së në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri, në drejtim të reformimit të drejtësisë dhe forcimit të institucioneve, duke vënë në dukje gjithashtu rolin konstruktiv dhe moderator të Kreut të Shtetit në këtë drejtim.