E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi merr pjesë në takimin për vendet kontribuese në Irak.

23 shtator 2008
Nju Jork,
SHBA

Në përfundim të ditës së sotme të vizitës në OKB të mbushur me një sërë takimesh me homologë dhe personalitete të tjera, Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori pjesë në takimin e organizuar nga Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush së bashku me Presidentin iraken, Xhalal Talebani për vendet, që kanë kontribuar në vendosjen dhe forcimin e demokracisë në Irak.

Ndërkohë një moment i rëndësishëm i kësaj dite ishte dreka e punës që Kreu i shtetit shqiptar pati me Presidentin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjes, Majkëll Granof dhe me anëtarë të bordit drejtues të këtij fondi. Në takim ishin të pranishëm gjithashtu edhe Ambasadorja dhe ish-zëvendës Sekretarja e Shtetit amerikan, Rozmari Di Karlo si edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›