Presidenti Topi nisi vizitën e tij të punës në OKB.
23 shtator 2008
Nju Jork,
SHBA
Në ditën e parë të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi morën pjesë në pritjen dhënë dje nga Presidenti i SHBA, Xhorxh W. Bush për nder të kryetarëve të shteteve pjesëmarrëse në punimet e sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë pritjes Presidenti Topi pati mundësinë të takohet dhe të shkëmbejë mendime me personalitete të larta të politikës botërore.
Gjithashtu, Kryetari i Shtetit u takua dhe me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe së bashku, në krye të delegacioneve zyrtare respektive ishin të pranishëm në një darkë dhënë për nder të tyre nga misioni ynë diplomatik në SHBA.
Në këto momente, Presidenti Topi është duke ndjekur hapjen e punimeve te Debatit të Përgjithshëm në sesionin e 63-të të Asamblesë së OKB-së, ndërkohë që në axhendën e Kryetarit të Shtetit sot parashikohen një sërë takimesh me homologë të tij, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të KE-së, z. Terri Devis.