Presidenti Topi merr mbështetjen e Turqisë për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

23 shtator 2008
Nju Jork,
SHBA
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u takua sot pasdite me Presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl.
Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Topi vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë, duke falenderuar Turqinë për ndihmën e vazhdueshme dhënë vendit tonë në proceset e tij integruese për në strukturat euro-atlantike.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi bashkëpunimin dhe ndihmesën e dhënë nga Turqia në fushën e mbrojtjes, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes politike nga ana e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por edhe në drejtim të mbështetjes së reformimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura, duke shprehur edhe bindjen në vazhdimësinë e mëtejshme të kësaj mbështetjeje. Pasi vuri në dukje disa prej zhvillimeve pozitive në vend në kuadër të rritjes së stabilitetit ekonomik, Presidenti i Republikës shprehu besimin në thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona, duke nënvizuar nevojën për rritjen e shkëmbimeve tregtare, si dhe për intensifikimin e investimeve të kompanive prestigjioze turke në sektorë kyç si energjia, telekomunikacioni, turizmi, arsimi, shëndetësia, etj.
Në vijim, duke folur mbi Ballkanin, Presidenti Topi vlerësoi gjithashtu edhe pozicionin e qartë të Turqisë për njohjen e menjëhershme të shtetit të ri të Kosovës dhe shprehu besimin se Turqia do të intensifikojë bashkëpunimin me Kosovën, do të nxisë investimet, si dhe do të jetë një zë akoma më i fuqishëm në mbështetje të përfaqësimit të Kosovës në projektet, programet dhe aktivitetet shumëpalëshe rajonale.
Nga ana e tij, Presidenti turk, Abdullah Gyl, pasi shprehu kënaqësinë për takimin e ngrohtë, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë në të gjitha fushat me interes reciprok. Presidenti Gyl vlerësoi marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve tona dhe nënvizoi mbështetjen e plotë të Turqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e siguruar për ratifikimin e shpejtë nga vendi i tij të Protokollit të anëtarësimit.
Presidenti turk nënvizoi me kënaqësi rritjen e përshpejtuar të investimeve dhe pranisë së investitorëve seriozë turq në sektorin financiar, të prodhimeve, të arsimit e të shëndetësisë. Kreu i shtetit turk theksoi gjithashtu se shkëmbimi i përvojës turke në fushën e turizmit mbetet një aspekt tjetër i rëndësishëm i bashkëpunimit në të ardhmen, por edhe për fusha të tjera, si në atë të bujqësisë, të doganave, të punës, sigurimeve shoqërore, etj.
Në përfudim të takimit, Presidenti Topi i shprehu mirënjohjen homologut turk mirënjohjen për ftesën që të vizitojë Turqinë në fund të nëntorit, duke e siguruar që edhe kjo vizitë do të shënojë një sukses të mëtejshëm në thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.