Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi u urojnë Festën e Sulltan Novruzit besimtarëve bektashinj shqiptarë.

22 mars 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi vizitoi sot në mesditë Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë, me rastin e Festës së Sulltan Novruzit.
Kreu i Shtetit i shprehu Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhit urimet më të mira për të gjithë besimtarët bektashinj në përkujtimin e ditëlindjes së profetit Imam Aliu, që lidhet me ringjalljen e jetës dhe me shpresën për harmoni, begati dhe një të ardhme edhe më të mirë.
Presidenti Topi e përcjelli urimin e tij për të gjithë besimtarët bektashinj edhe nëpërmjet mediave të pranishme: “Gëzuar! Gëzuar të gjithëve!
Në radhë të parë urimin e jap për besimtarët bektashinj, pastaj për të gjithë besimtarët shqiptarë. Unë nuk e teproj kur e them se si në çdo festë ne të gjithë kremtojmë festat e njëri-tjetrit, kështu që kjo është festë e të gjithëve, është një festë zyrtare. Dita është shumë e shënuar, sepse ajo përkon me ekuinoksin astronomik pranveror, që është dita e ringjalljes, e ringjalljes së natyrës, e ringjalljes së njeriut, e ringjalljes së dialogut, të komunikimit, pra është dita kur ne jemi më shumë optimistë se sa nga dimri që kaloi. Pra, pranvera ka ardhur dhe uroj që të jetë pranverë për të gjithë, për të gjithë shqiptarët.
Kemi kaluar dimrin astronomik dhe të jeni të bindur që nuk do të ketë dimër për Shqipërinë, për të gjithë shqiptarët që do të kenë shumë shpejt lajme të mira dhe për liberalizimin edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve.”