Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi u urojnë Vitin e Ri 2011 fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe të moshuarve në Qendrën e të Moshuarve.

28 dhjetor 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi u uruan sot “Gëzuar Vitin e Ri 2011” në një atmosferë të ngrohtë e festive fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, së bashku me mësueset e edukatoret e tyre.
Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, zonja Jonida Çaroshi, shprehu mirënjohjen për vëmendjen dhe kujdesin e vazhdueshëm të Kreut të Shtetit dhe Zonjës së Parë, Teuta Topi për nevojat e fëmijëve duke falenderuar edhe në emër të stafit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” edhe në emër të të gjithë fëmijëve.
Nën kujdesin e mësueseve dhe edukatoreve të Shtëpisë së Fëmijës, fëmijët dhanë një koncert të shkurtër të përgatitur mjeshtërisht me recitime, kërcime, valle dhe këngë ndërsa vetë fëmijët morën nga Presidenti Topi dhe Zonja e Parë dhuratat e përgatitura për ta.
Duke shprehur kënaqësinë e veçantë, Presidenti Topi u uroi të gjithëve: “Të dashur fëmijë! Unë ju falenderoj nga zemra, sepse më keni bërë një mikpritje speciale! Edhe unë jam në gjendje të konstatoj që ju keni bërë një përparim shumë të madh në krahasim me vitin e shkuar. Ju sot keni dhënë një koncert shumë të bukur që tregon që juve gjatë një viti jo vetëm keni mësuar, keni studiuar, por keni mësuar se sib ëhen akrobaci, keni mësuar instrumente, keni mësuar këngë, dhe ma besoni këtë që po ju them: kështu si festohet Viti i Ri këtu te ju, nuk festohet në asnjë vend tjetër.
Ju jeni që të gjithë bashkë, madje sivjet juve keni patur midis jush edhe personazhin e dashur të Pinokut. Duhet ta falenderojmë, sepse i ka dhënë një atmosferë shumë gazmore ditës së sotme. Unë sot dëshiroj t’ju përshëndes juve! T’ju uroj një vit të gëzuar, por të përshëndes edhe edukatoret dhe mësuesit duke filluar që nga edukatoret më të vjetra që ju rrinë gjithmonë pranë, por edhe ato që rrinë përditë me ju duke jua bërë jetën më të gëzueshme. Unë jam i sigurtë që ju do të mësoni shumë që kur të rriteni, secili prej jush të dalë në jetë me profesionin e tij. Dhe jam i bindur që ju do të krijoni familjet tuaja kur të rriteni dhe jam edhe më shumë i bindur që ju do të keni shumë respekt për familjet kur të rriteni. Për këtë jam mëse i bindur! Pra edhe njëherë gëzuar Vitin e Ri! Të keni shëndet! Suksese në mësime dhe gëzuar të gjitëve!”
Më tej, Kryetari i Shtetit u shpreh: “Është dita që ne ndajmë gëzimin përgjithësisht me fëmijët. Festa e Vitit të Ri është një festë për të gjithë, por pastaj kategoritë më të ndjeshme janë ato të fëmijëve, sidomos në këtë Shtëpi ku ne nuk mungojmë të jemi të pranishëm jo thjesht në rastet e festive, por duke i ndjekur gjatë gjithë vitit më nga afër, për shkak të problematikës që kanë këto fëmijë. Unë kam rastin të shpreh një falenderim për të gjitha institucionet, dhe për ata individë që gjatë gjithë vitit kujdesen për këta fëmiljë në mënyrë që të kenë një përkujdesje nga shteti, nga shoqëria, që në dramën e tyre të ndihen më pak sensibël dhe të kuptojnë që me kalimin e viteve, shoqëria dhe institucionet e shtetit kanë bërë gjithçka që ata të dalin në jetë njësoj si gjithë të tjerët.”
* * *
Po sot paradite, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi zhvilluan një vizitë në Qendrën e të Moshuarve në kryeqytet, ku u takuan dhe u përshëndetën ngrohtësisht me të moshuarit e strehuar në këtë Qendër duke u uruar “Gëzuar Vitin e Ri 2011”.
Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, Drejtorin e Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu si dhe anëtarë të tjerë të Kabinetit, të shoqëruar nga Drejtori i Qendrës, Resul Domi dhe nga Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Shyqyri Subashi vizitoi ambientet e kësaj Qendre dhe u bëri të moshurave një dhuratë të veçantë për të përmbushur nevojat e tyre. Drejtuesi i qendrës dhe tëë moshuarit e falenderuan Kreun e Shtetit shqiptar dhe Zonjën e Parë për ngrohtësinë, vëmendjen dhe kujdesin e kushtuar ndaj tyre.