E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi do të marrë pjesë në “Konferencën e Liderëve” në Stamboll

14 mars 2012

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe delegacioni zyrtar, me ftesë të Kryetarit të Bordit Drejtues të Universitetit “Ajdën” të Stambollit, njëkohësisht dhe President i Unionit të Universiteteve Euroaziatike (EURAS), Mustafa Ajdën, niset sot për në Turqi, ku do të marrë pjesë në “Konferencën e Liderëve”.

Gjatë pjesëmarrjes në “Konferencën e Liderëve”, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë shtetesh dhe drejtues universitetesh nga Evropa e Azia, Kryetari i Shtetit, Bamir Topi do të mbajë një ligjëratë me temë: “Transformimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në 20 vitet e fundit në drejtim të zhvillimeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit në fushat arsimore dhe kulturore me Shqipërinë”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›