Presidenti Topi pret Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Eugen Volfart

8 mars 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot paradite një takim pune me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Eugen Volfart, me të cilin diskutoi rreth zhvillimeve më të fundit në vend, mbi reformën zgjedhore, domosdoshmërinë e rritjes së numrit të grave në politikë e vendmimarrje, reformën gjyqësore, parlamentare, çështjes së pronave, si dhe integrimin evropian të Shqipërisë.
Në përfundim të takimit, Presidenti Topi dhe Ambasadori Volfart dhanë një prononcim për përfaqësuesit e mediave.
Presidenti Topi: Së pari, dëshiroj të uroj të gjitha gratë, zonjat, zonjushat, për Ditën e 8 Marsit! T’ju uroj dhe juve që jeni këtu dhe së bashku me Ambasadorin, në mënyrë simbolike të japim një lule për ju!
Pata një bisedë jashtëzakonisht të frytshme me zotin Ambasador. Kam rastin të ritheksoj një bashkëpunim mjaft të mirë me Ambasadorin e OSBE-së, gjatë gjithë periudhës që ai është në Shqipëri, si një kontribues i rëndësishëm i dialogut në politikë, por edhe në institucione. Ndihma e OSBE-së në vite ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft e vyer për çështje nga më të rëndësishmet, ju e dini, për çështje që janë lidhur drejtpërdrejt me reformën zgjedhore të bërë në vite, për çështje të reformave parlamentare, për çështje të pronave dhe për mjaft elementë të tjerë që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis institucioneve, çështje që kanë të bëjnë me bazën e demokracisë së një vendi demokratik.
Unë dëshiroj të specifikoj, duke iu referuar kësaj dite të rëndësishme, rolin e veçantë të OSBE-së për promovimin e grave në politikë. Është një projekt kombëtar, i zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, që evidenton nevojën e pjesëmarrjes aktive të grave në politikë dhe në jetën shoqërore në Shqipëri. Sot është dita për të reflektuar rolin e jashtëzakonshëm të gruas në shoqëri, padyshim për të evidentuar një progres të pamohueshëm që është bërë në vite. Gratë sot janë prezente në politikë, janë në institucione, janë në shoqërinë civile, por natyrisht 8 Marsi të rikthen edhe në çështje që duhet t’i marrim në konsideratë, çështja e punësimit dhe çështja e prezantimit në mënyrë fare fare të barabartë me burrat. Pra, unë e kam thënë dhe herë tjetër, sikurse është probabiliteti i natyrës që na sjell në këtë botë në mënyrë të barabartë, shoqëritë moderne, unë besoj që edhe Shqipëria është futur në rrugën e shoqërive moderne, duhet të kuptojnë që projektimi i pozicionit të grave duhet të merret në konsideratë qysh në shkollë, në universitet, për të ndjekur pastaj politika që zbatohen. Unë nuk dëshiroj të jem kritik për partitë, por ajo që thonë, duhet ta realizojnë. Por nuk kam qenë asnjëherë dakord me shifra që kufizojnë qoftë dhe psikologjikisht pjesëmarrjen e grave. Unë që flas, kam pasur mundësinë që të emëroj zonja në krye të institucioneve shumë të rëndësishme dhe në mënyrë të barabartë në forume të rëndësishme. Pra, ta bëjmë këtë punë pa paragjykim, të kemi një vlerësim të plotë për profilin e grave dhe mundësitë e jashtëzakonshme që ato të shprehin aftësitë e tyre në jetën politike dhe institucionale. Dhe ky projekt që ka pasur OSBE-ja, dëshiroj edhe njëherë ta inkurajoj që të zhvillohet dhe më tej. Meqenëse jemi në momentin kur reforma zgjedhore është ende në vazhdim, dëshirojmë të inkurajojmë që ta marrin në konsideratë këtë moment.
Kemi diskutuar për çështje të tjera të rëndësishme të reformave. Dhe e ripërsëris dhe njëherë, dhe ramë dakord me Ambasadorin, është e pakuptueshme pse vonohet miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative, kur të gjithë palët bien dakord. Është një gjë që duhet të realizohet sa më shpejt. Është një kërkesë e jona në radhë të parë, kërkesë e njerëzve që merren me biznese, që kanë çështje të natyrës administrative, për të liruar sistemin gjyqësor nga këto probleme dhe për t’i zgjidhur gjërat më shpejt në mënyrë më specifike. Pra, është çështje e vullnetit të politikës për ta realizuar sa më shpejt. Diskutuam me shumë reokupacion për një çështje që ndoshta është bërë gangrenë, çështja e pronave, çështja e pronave që e bën me faj politikën shqiptare, politikën e 22 viteve, pavarësisht se kush ka qenë në pozitë, kush ka qenë në opozitë. Në një vend si Shqipëria, një vend i vogël dhe me mundësi të mëdha për ta realizuar këtë çështje, duhet ta kishte realizuar me kohë. Megjithatë, çfarë ka kaluar, sigurisht që vlerësohet në sensin kritik, por ka nevojë që të reflektohet, që gjërat të rivendosen, të rivendosen në çështjen e të drejtës së çdo individi, së çdo familjeje për të gëzuar pronën, sipas përcaktimeve që ka Kushtetuta. Prona trashëgohet, prona dhurohet, prona blihet, dhe këtu merr një rëndësi të madhe në një kontekst tjetër, që prona lejon plotësisht që ne të futemi në mënyrë definitive dhe në të gjitha termat e plota të referencës, në ekonominë e tregut, që prona që është një aset i jashtëzakonshëm i çdo individi që e posedon, ta fusë atë në treg për t’i dhënë mundësi një zhvillimi më të shpejtë, për t’i dhënë mundësi që shteti të marrë dhe taksën e nevojshme, dhe pastaj gjithçka të shkojë në mënyrë normale. Pra, është një apel që ne e ndamë më zotin Ambasador, që politika e ka detyrim. Nuk mund të jetë luks i politikës që ta trajtojë çështjen e pronës si të dojë, duke dalë akte administrative pafundësisht, sa që dhe specialisti më i mirë i çështjes së pronave, e ka shumë të vështirë të orientohet, kur një herë në muaj, një herë në dy muaj, dalin akte administrative dhe shtojnë konfuzionet. Pra, politika, institucionet duhet t’i bëjnë gjërat më të thjeshta, t’i bëjnë më transparente dhe të ekspozojnë tek shqiptarët të gjithë panoramën, të cilën ne e kemi të nevojshme.
Kemi diskutuar me zotin Ambasador edhe për çështje të tjera, por unë dëshiroj të mos ta spostoj vëmendjen sot, sepse kjo ditë duhet vlerësuar pikërisht për simbolikën e vet, për 8 Marsin. Edhe njëherë urimet më të mira të gjitha grave, nënave, motrave, të cilat janë pjesë e vitalitetit të madh të shoqërisë, të edukimit të fëmijëve dhe pjesë e garancisë për të ardhmen e këtij vendi! Gëzuar! Ju faleminderit zoti Ambasador!”
Ambasadori Volfart:”Më lejoni, së pari ta filloj duke falënderuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, i cili më dha mundësinë që bashkë me të, të uroj të gjitha gratë e Shqipërisë që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e shoqërisë shqiptare! Më lejoni që përveç urimeve ta ripërsëris dhe një herë apelin jo vetëm për gratë, por edhe për burrat shqiptarë që të gjithë së bashku ta ndërtojmë këtë Shqipëri bazuar në barazinë gjinore dhe bazuar në shanset e barabarta për burrat dhe gratë në zhvillimin e kësaj shoqërie! Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e promovon zhvillimin e këtij procesi nëpërmjet projekteve të saj të barazisë gjinore të shtrira në gjithë vendin dhe do të donte të ofronte edhe më shumë mbështetje për një pjesëmarrje më të madhe në këto projekte. Unë do të doja veçanërisht të ftoja gratë aktive në këtë vend që të marrin pjesë më shumë në procesin e reformave. Kodi i ardhshëm zgjedhor i Shqipërisë duhet në fakt të japë më shumë mundësi për një pjesëmarrje më të madhe të grave dhe shpresoj që bashkë me të ne të mund të shohim më shumë gra kandidate e më shumë gra që fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Gratë gjithashtu mund të jenë dhe sipërmarrëse shumë të mira dhe unë do t’i ftoja që të jenë edhe më kurajoze në ekonomi dhe më lejoni t’i drejtohem specifikisht njërës prej këtyre reformave, e kam fjalën për reformën e pronave në të cilën gratë duhet të kenë absolutisht të njëjtat të drejta që kanë edhe burrat. Do të doja në fakt të rikujtoja dhe një korespondencë shumë të rëndësishme të këtij konteksti, jemi në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sigurisht që Shqipëria është shumë më e vjetër se 100 vjet, por 101 vjet më parë ka qenë pikërisht një zonjë gjermane, Klara Cetkin ajo që në fakt shënoi festimin e kësaj dite. Në fakt, ajo që filloi kjo zonjë gjermane vite më parë, tashmë ka bërë një rrugë të madhe përpara përfshirë edhe zhvillimin dhe pjesëmarrjen e grave në Shqipëri dhe unë thjesht do t’ju ftoja edhe një herë të bëni shumë hapa të tjerë në këtë rrugë. Dhe unë në fakt jam shumë i gëzuar që shoh që Presidenti i Shqipërisë e mbështet shumë procesin e pjesëmarrjes më aktive të grave pa përjashtuar edhe burrat sigurisht!”