Presidenti Topi do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të shteteve të Evropës Juglindore.
12 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi u nis sot në krye të delegacionit zyrtar shqiptar për të marrë pjesë në Samitin e shtatë të Krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, që do të zhvillohet në Athinë më 13-14 qershor.
Kreu i shtetit shqiptar do t’i adresohet me një fjalim seancës plenare të Samitit, temë kryesore e të cilit është diskutimi dhe shkëmbimi i mendimeve rreth “Pikëtakimeve ndërkulturore të rrugëlundrimeve në det, lumë dhe liqen të Evropës Juglindore”.
Presidenti Topi pritet të takohet dhe të zhvillojë bisedime me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, Koiçiro Macura me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Terri Dejvis si dhe me homologë nga rajoni.
Samiti organizohet nën kujdestarinë e Presidentit të Republikës së Greqisë Karolos Papulias dhe Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, Koiçiro Macura.