Rrëshqitjet, ujësjellësi dhe 10 familje në rrezik
06/04/2009 Banorët: Po jetojmë me frikë. Nëse bien depozitat përmbytet një lagje, mbetet pa ujë qyteti
PEQIN-Bashkia Peqin ka dhënë alarmin për rrezikun që u kanoset 10 familjeve dhe depozitave të ujit nga rrëshqitjet e dheut të regjistruara ditët e fundit në lagjen “Teqe” të këtij qyteti. Buzë një kodre ku janë ndërtuar shtëpi dhe ndodhen depozitat e ujit të pijshëm që furnizojnë qytetin është shfaqur një lëvizje masive dheu aq sa për pak metra përfshihen disa shtëpi dhe depozitat e ujit. Situata alarmante ka bërë që Bashkia të kërkojë ndërhyrjen e Drejtorisë së përgjithshme të Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Brendshme.
Rreziku nga rrëshqitjet
Janë mbi dy hektarë tokë në rrezen e kësaj rrëshqitje dhe sipas specialistëve dy familje duhen evakuar menjëherë, ndërsa 8 të tjera brenda një kohe të shkurtër. Lëvizja e tokës është regjistruar dy javët e fundit dhe i është afruar me një distancë prej 10 metrash njërës prej depozitave. Kërcënimi i depozitave është një shqetësim tjetër veç familjeve që do të duhen të shpërngulen. Në rast se çahen ato rrezikojnë të përmbysin me rreth 2 mijë metër kub ujë të gjithë lagjen “Teqe”. Po kështu qyteti i Peqinit mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm. Kjo situatë ka bërë që Bashkia Peqin të kërkojë ndërhyrjen e menjëhershme para se dëmi të jetë i pariparueshëm. Nëpërmjet një shkrese zyrtare ky problem u është komunikuar institucioneve përgjegjëse dhe në Peqin kanë mbërritur specialistë që e kanë parë situatën në vend. Situata është përcaktuar mjaft problematike dhe është menduar të hartohet një projekt ndërhyrje. Nga rrëshqitjet është përfshirë një sipërfaqe mbi dy hektarë dhe një pjesë rruge, e cila lidh qytetin e Peqinit me dy fshatra. Banorët të shqetësuar nga vazhdimi i pakontrolluar i rrëshqitjes së dheut thonë se ata janë të pasigurt. Dy prej shtëpive janë më të rrezikuara pasi rrëshqitja ka shkuar në themel, ndërsa 8 të tjera janë në rrezen e lëvizjes së tokës dhe do të duhet të shpërngulen. Problem mbeten edhe depozitat e ujit që furnizojnë qytetin Peqinit. Në rast se do të çahen atëherë jo vetëm qyteti do të mbetet pa ujë, por sasia e ujit rrezikon të përmbysë shtëpitë poshtë depozitave. Lagja “Teqe” ndodhet në periferi të qytetit të Peqinit dhe është shtrirë në një pjesë kodre ku edhe janë regjistruar lëvizjet e tokës. Banorët e kësaj lagjeje, por edhe qyteti i Peqinit, pret një zgjidhje që pasojat të mos jenë të pariparueshme. Në vështirësi është edhe një banesë tjetër mbi depozita, e cila ka pësuar krisjet e para. Po kështu mbeten edhe 8 shtëpi, të cilat janë në rrezen e lëvizjes së tokës dhe për ta duhet të gjendet një zgjidhje. Problemi me depozitat është përcaktuar nga specialistët e urbanistikës në bashki si shqetësim më vete, pasi nëse do të çahen rreth 2 mijë metër kub ujë do të vërshojnë në lagjen “Teqe”, ndërsa do të ndërpret furnizimi me ujë për të gjithë qytetin. Banorët, por edhe specialistët e bashkisë, bëjnë thirrje për ndërhyrje sa nuk është vonë, pasi situata precipiton çdo ditë dhe rreziku që u kanoset banorëve dhe depozitave të ujit bëhet edhe më i madh.