Protesta per pronat ne Orikum banoret bllokojne punen ne Bashki
UPDATE- Banoret e Orikumit kane protestuar serish sot per ceshtjen e pronesise. Per te treten dite me radhe banore te Orikumit Dukatit dhe zonave perreth jane mbledhur para bashkise dhe nuk kane lejuar qe ne institucion te nise puna.
Pas heshtjes se gjate per problemin e tyre dhe pasi nuk jane pritur nga ktryetari ata kane bllokuar punen ne bashki nderkohe qe forca te shumta policie jane kane shoqeruar protesten.
NJe dite me pare banoret ne tentative per tu futur ne bashki per te takuar kreun e saj jane perplasur fizikisht me policine e cila nuk i ka lejuar.
Me parulla ne duar dhe thirrje per njohjen e pronave te tyre banoret kerkojne mbajtjen e premtimeve per njohjen ligjore te pronesise.
Gjithcka me banoret e Orikumit ka nisur ne fillim te ketij viti. 400 familjet qe dikur kane punuar per Ndermarrjen Bujqesore Rinia kane perfituar ne baze te ligjit 7501 siperfaqe toke te cilat i kane punuar dhe shume prej tyre vazhdojne ti punojne.
Por ne fillim te ketij viti ne tokat te cilat ata i kane me akt perdorimi kane filluar ndertimet nga ana e personave qe kane marre letrat e pronesise. Nje gje e tille ka bere qe te gjithe banoret tu druhen ketyre vendimeve duke u mbledhur ne protesta te shumta por pa asnje reagim. Megjithese kryetari i bashkise se Orikumit u ka dhene te drejte asgje nuk eshte bere per zgjidhjen e ketij problemi.
Kohe me pare pati edhe nje perplasje fizike mes policise dhe banoreve per nje ndertim qe po kryhej dhe i cili eshte pezulluar. Krere te bashkise kane pohuar se ne Orikum ka shume toka qe jane me 2 apo 3 pronare e megjithate presin qe parlamenti ti jape nje zgjidhje situates permes ligjeve.