Presidenti Topi dekoron artistë të shquar me rastin e 40-vjetorit të Teatrit “Bylis” të Fierit

14 tetor 2011
Fier
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte i pranishëm sot pasdite në mbrëmjen jubilare artistike të organizuar në ambientet e Teatrit ‘Bylis’ të Fierit, me rastin e 40-vjetorit të krijimit të tij.
Aktiviteti, ku ishin të pranishëm gjithashtu drejtues të pushtetit vendor, deputetë, intelektualë, artistë dhe artdashës fierakë, nga e gjithë Shqipëria dhe nga Kosova, u çel nga drejtuesi i spektaklit dhe njëkohësisht regjisori, publicisti e dramaturgu i mirënjohur, Pëllumb Kulla, i cili, në emër të të gjithë intelektualëve dhe artistëve të qytetit, pasi i uroi Presidentit Topi mirëseardhjen në qytetin e Fierit, por njëkohësisht, pasi e falenderoi për praninë në përvjetorin e dyzetë të vatrës më rëndësishme artistike të qytetit, Teatrit "Bylis".
Pas ndjekjes së spektaklit të organizuar me intepretime skenike nga katër dekada aktivitet i Teatrin “Bylis” dhe me pjesë muzikore të interpretuara me virtuozitet nga familja Qerimi, e mori fjalën Presidenti Topi, i cili, mes të tjerash vuri në dukje:
“Jam i nderuar dhe shumë i emocionuar që ndodhem në këtë skenë, e cila për 40 vjet ka kaluar në etapa, që mbahen mend jo vetëm nga spektatorët e Fierit dhe artistët e mëdhenj, që janë rritur e konfirmuar në këtë skenë, por të jeni të bindur nga e gjithë Shqipëria. Unë jam një nga ata që e kam ndjekur me shumë emocion të gjithë ecurinë dhe suksesin e këtij Teatri të mrekullueshëm. Të vish në një teatër kaq cilësor për ta nderuar nuk është teprim. Përkundrazi, është një detyrim, sepse sado që ne të marrim pjesë nuk bëjmë gjë tjetër, vetëm detyrën. Nderojmë të gjithë ata që kanë derdhur pasionin dhe emocionet e tyre duke dhënë shumë nga jeta e tyre.
Sot jemi këtu pikërisht për atë që ju e meritoni, kjo trupë e meriton dhe do ta meritojë edhe në të ardhmen, sepse kjo histori nuk mbaron këtu për të vlerësuar, me cilësinë e Institucionit që unë drejtoj, për të vlerësuar ato talente, të cilat do të mbesin pafundësisht jo vetëm në kujtesën e qytetit të Fierit, por edhe në kujtesën e artë të kombit shqiptar.”
Në vijim, pas ekzekutimit të himnit tonë kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse, Presidenti Topi u dorëzoi dekoratat artistëve të mirënjohur të Teatrit “Bylis” të Fierit e të mbarë vendit, përkatësisht: Zotit Fatos Sela, Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm, si aktor i skenës dhe ekranit, me një karrierë shumë të pasur artistike, ku shquan interpretimi me mjeshtëri të lartë i veprave të njohura të dramaturgjisë kombëtare e botërore”; Zotit Hasan Bregu, Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, me motivacionin: “Për arritjet e spikatura si aktor i planit komik dhe dramatik, i palodhur në kërkimet dhe realizimet e tij, i dalluar për dhunti në interpretimin e roleve, për lojë të ngrohtë dhe realiste”; Zotit Gëzim Kame, Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm, shumëvjeçar, në skenë dhe ekran, si aktor dhe regjisor, për aktivitet shumë të pasur, ku shquhet mjeshtëria artistike, origjinaliteti dhe ndjeshmëria ndaj problemeve të shoqërisë”; Zonjës Hajrie Rondo, Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në artin skenik e kinematografik shqiptar si një aktore e shquar, rolet e së cilës spikatin për realizimin me mjeshtëri të lartë artistike dhe frymë thellësisht kombëtare”; Zotit Arqile Lici, Urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë, me motivacionin: “Për arritje në interpretimin me mjeshtëri artistike të roleve të realizuara në teatër dhe kinematografi”; Zotit Vasil Vaso, Urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë, me motivacionin: “Për kontribut të gjatë, shumëvjeçar, në Teatrin “Bylis” të Fierit, me realizimin e shumë roleve që kanë mbetur në kujtesën e publikut për origjinalitetin dhe komunikimin e sinqertë”; Zotit Dervish Biba, Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, me motivacionin: “Për kontribut të gjatë, shumëvjeçar, në skenën e teatrit si aktor që ka spikatur, veçanërisht, në krijimin e karaktereve dhe për ndihmesën e vyer që ka dhënë në përgatitjen e artistëve të rinj”; Zotit Gjergji Lala, Urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë, me motivacionin: “Për arritje të spikatura në realizimin me mjeshtëri artistike të roleve të interpretuara në teatër dhe kinematografi”; Zonjës Xhulieta Kulla, Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, me motivacionin: “Aktores së mirënjohur të skenës shqiptare, një nga pionieret e teatrit “Bylis”, rolet e së cilës janë shquar për origjinalitetin, realizmin dhe mjeshtërinë artistike”; Zotit Roland Roshi, Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, me motivacionin: “Për meritat si aktor shumëplanësh, shembull i një artisti prodhimtar dhe të palodhur në kërkimet dhe realizimet e tij artistike”.
Një dekorim dhe nderim i veçantë nga Kryetari i Shtetit Shqiptar iu bë Teatrit "Bylis" me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, të cilin Presidenti ia dorëzoi Drejtorit të tij, zotit Robert Hoxha, me motivacionin: “Për kontribut të shënuar në kulturën shqiptare, si një qendër e rëndësishme e artit skenik në vend, me ndikim në edukimin qytetar dhe kulturor të publikut fierake e më gjerë.”
Artistët e dekoruar dhe Drejtori i Teatrit “Bylis”, zoti Hoxha, i shprehën mirënjohjen Presidentit të Republikës për vlerësimin e lartë që u bëri atyre, duke ua dorëzuar medaljet personalisht dhe ua njohur kontributin të gjithë plejadës së artistëve gjatë këtyre 40 viteve.