Presidenti Topi pret Kryetarin e Partisë “Për Drejtësi dhe Unitet”, Shpëtim Idrizi.

11 qershor 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot deputetin Shpëtim Idrizi, njëkohësisht Kryetar i Partisë “Për Drejtësi dhe Unitet”, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.
Pasi falënderoi Presidentin Topi për pritjen, Kryetari i Partisë “Për Drejtësi dhe Unitet”, Shpëtim Idrizi “vlerësoi qëndrim konseguent të Kreut të Shtetit në përkrahje të çështjes kombëtare” dhe më pas parashtroi disa nga problemet që shqetësojnë sot komunitetin çam, kryesisht ato të pronave të popullsisë çame dhe të drejtave legjitime të këtij komuniteti.
Më tej, zoti Idrizi nënvizoi faktin se partia e tij synon bashkëpunimin me të gjithë deputetët e tjerë në Kuvend dhe po jep garancitë e kërkuara për miratimin e çdo ligji që synon integrimin e vendit, ndërkohë që ka theksuar se do të jetë i hapur me të gjithë faktorët që do mbështesin çështjen çame.
Kreu i shtetit shqiptar, duke shprehur mirëkuptimin për shqetësimet e ngritura në takim nga zoti Idrizi dhe përfaqësuesit e tjerë politikë të PDU-së, theksoi se çështja çame është një çështje që duhet trajtuar me kujdes dhe me ndjeshmërinë e duhur. Presidenti Topi, pasi i siguroi për mbështetjen e tij personale dhe institucionale, vuri në dukje se: “kjo është një çështje mjaft komplekse, e cila, megjithëse ende nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare, është në vëmendjen e të gjitha institucioneve të vendit”.