E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dërgon mesazh ish-Presidentit amerikan Xhorxh W. Bush.

21 janar 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, në të cilin shkruan:

“I nderuar Zoti Bush,
I dashur Mik,

Më lejoni t’Ju shpreh, në emrin tim dhe në emër të Shqipërisë mike, konsideratën më të lartë për kontributin e vyer në interes të vendit Tuaj gjatë kohës që Ju ishit në detyrën e lartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Me këtë rast, dëshiroj t’Ju shpreh, në emër të popullit shqiptar, mirënjohjen e sinqertë për rolin e rëndësishëm që keni luajtur në zhvillimin e thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të sinqertë midis dy vendeve tona, veçanërisht në mbështetjen e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike dhe për inkurajimin në reformat e thella për demokraci, drejtësi e liri në Shqipëri!

Vizita Juaj në vendin tonë ishte mesazhi më i qartë për Shqipërinë, Kosovën e Ballkanin Perëndimor se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin tonë mbetet sa i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme, aq edhe i vlerësuar.

Më lejoni, Shkëlqesi, t’Ju shpreh edhe një herë urimet më të mira për shëndetin e lumturinë Tuaj, familjes Suaj, si edhe për begatinë e popullit mik amerikan”!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›