Presidenti Topi i dërgon mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit italian, Napolitano

30 maj 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti homologut të tij italian, Xhorxho Napolitano, për viktimat e tërmetit që goditi dje Veriun e Italisë.
“I nderuar Zoti President,
Me tronditje të madhe mësova për tërmetin që goditi për herë të dytë rajonin e Emilia Romanjas, ku shkaktoi të paktën 16 humbje jetësh dhe mbi 300 të plagosur, duke sjellë gjithashtu edhe humbje të rënda materiale!
Në emrin tim dhe të popullit shqiptar, dëshiroj t’ju shpreh Juve ngushëllimet më të ndjera, në radhë të parë për familjet e viktimave dhe të të humburve si dhe për popullin mik italian. Shpreh gjithashtu edhe solidaritetin e popullit shqiptar me të gjithë italianët që u prekën nga kjo tragjedi, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.