E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Ukrainës, Viktor Jushçenko, për Festën Kombëtare.

24 gusht 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Ukrainës, Viktor Jushçenko, me rastin e Festës Kombëtare.

“Kam kënaqësinë e veçantë që me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Ukrainës, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh Juve dhe popullit ukrainas, urimet më të mira.

Duke shprehur angazhimin e vendit tim për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, - shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›