Presidenti Topi uron Presidentin e Moldovës, Vladimir Voronin me rastin e Festës Kombëtare.
27 gusht 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Moldovës, Vladimir Voronin, në të cilin shkruhet:
“I nderuar Zoti President,
Është kënaqësi e veçantë për mua që me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Moldovës, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju dërgoj përshëndetjet e mia të përzemërta dhe urimet më të mira për lumturinë Tuaj personale dhe begatinë e popullit të Moldovës.
Më lejoni, Zoti President, që me këtë rast t’Ju falënderoj për përgëzimet Tuaja të sinqerta me rastin e zgjedhjes sime si President i Republikës së Shqipërisë dhe për urimet Tuaja për përmbushjen me sukses të kësaj detyre.
Duke shprehur bindjen time dhe angazhimin e vendit tim për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Moldovës, në dobi të dy vendeve e popujve tanë, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”.