E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dorëzon Kupën e Shqipërisë 2008-2009 ekipit të futbollit, “Flamurtari”.

6 maj 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte sot i pranishëm për të ndjekur nga afër ndeshjen e futbollit për Kupën e Shqipërisë 2008-2009, që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit, mes ekipit të kryeqytetit “Tirana” dhe ekipit “Flamurtari” të qytetit të Vlorës.

Në përfundim të kësaj finaleje të mbushur me përjetime dhe emocione të forta sportive, Presidenti Topi i dorëzoi Kupën e Shqipërisë kapitenit Branko Panic dhe i uroi gjithë ekipit të futbollit “Flamurtari”, drejtuesve, trajnerëve, lojtarëve, por edhe tifozëve të shumtë vlonjatas, fitoren e merituar për lojën e bukur, dinjitoze, frymën luftarake dhe nivelin e lartë futbollistik.

Në këtë veprimtari, Presidenti i Republikës u shoqërua nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Vlorës, Shpëtim Gjika dhe Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Durrësit, Vangjush Dako.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›