Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të gazetarëve lidhur me takimin e SEECP

30 qershor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, gjatë qëndrimit në Mal të Zi ku mori pjesë në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), iu përgjigj dhe interesimit të gazetarit të Top-Channel, Ardi Hoti, lidhur me këtë veprimtari.
Gazetari: Zoti President, çfarë u arrit gjatë punimeve të këtij Samiti?
Presidenti Topi: Unë besoj që forumi i vendeve të Evropës Juglindore që konsiderohet me një term tjetër procesi i kooperimit të Evropës Juglindore është një forum, i cili këtë vit ishte në Presidencën e Malit të Zi. Besoj që është një proces, i cili po ndjek hapat e veta të progresit. Ne kemi diskutuar çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale dhe rajonale, kemi vlerësuar progresin që është bërë në rajonin ballkanik kryesisht duke iu referuar qoftë hyrjes së disa vendeve të këtij rajoni në NATO, por dhe marrjes së ftesës për hyrjen e Kroacisë pas vendimit të fundit të Bashkimit Evropian. Ne kemi parë edhe progresin e vendeve të tjera, ku patjetër është evidentuar edhe progresi i Shqipërisë drejt rrugës për në Bashkimin Evropian.
Pa diskutim që jemi fokusuar në çështje, që është konsideruar një çështje problematike, e pjesëmarrjes së Kosovës. Sikurse ju e patë Kosova nuk ishte e pranishme në këtë forum. Unë pata rastin të rishpreh edhe një herë qëndrimin e shtetit shqiptar që shteti i Kosovës, i cili funksionon mbi bazat e një shteti të ri modern, që pas ndryshimit të gjeopolitikës në Ballkan, ka absolutisht të drejtën që të jetë pjesë e këtyre forumeve. Askush nuk ka të drejtën që të mohojë pjesëmarrjen e Kosovës në këtë forum, sepse Kosova ndodhet fizikisht në rajon, ka institucionet e veta demokratike, po tenton në mënyrë të qartë që të realizojë të gjitha standardet e një shteti multietnik, multifetar me të gjitha aspiratat për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Në fillim nuk ishte në draftin e deklaratës. Më pas u vendos dhe të gjithë ranë dakord që ky proces i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë. Natyrisht, ne në mënyrë të qartë kemi thënë dhe vazhdojmë të themi dhe jemi në këtë pozicion së bashku me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian që ky dialog duhet të bëhet duke respektuar pikërisht sovranitetin e Kosovës. Jam i bindur që gjatë këtij procesi, ku Kosova merr patjetër të gjitha të drejtat e një shteti sovran, serioz në këtë lloj bashkëpunimi bëhet mundur që të zgjidhen probleme, të cilat, siç janë deklaruar dhe institucionet e Kosovës, janë të karakterit teknik. Ky është një proces i cili do të vazhdojë. Presidencën në vazhdim do e marrë Serbia. Ne kemi qenë jashtëzakonisht eksplicitë, kemi qenë shumë të qartë duke i kërkuar Serbisë që s’duhet të vazhdojë me politikën e mosmarrjes në konsideratë të Kosovës, sepse, sikurse siç thashë, çdo vend në rajon është shumë i rëndësishëm qoftë në marrëdhëniet bilaterale, qoftë edhe për kontekstin e marrëdhënieve multilaterale në rajon.
Gazetari: Cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë nëse Kosova nuk pranohet në këtë Samit?
Presidenti Topi: Ne natyrisht që do të marrim të gjitha vendimet, të cilat kurrsesi nuk mund të jenë personale, ato janë institucionale. Ne vazhdojmë të besojmë që klima rajonale, e cila në kontekstin e këtij forumi monitorohet dhe në një farë mënyre dhe drejtohet nga vendet e Bashkimit Evropian, të arrijë në një klimë të tillë që të marrë në konsideratë atë që nuk është thjesht një kërkesë e Kosovës, apo e Shqipërisë, por është kërkesë e kohës për rajonin, i cili nuk mund të qëndrojë më me ambiguitete, apo me skenarë, të cilët konsiderohen skenarë të një politike të vjetër. Në mënyrë të qartë unë jam shprehur që edhe tek lidershipi i Serbisë nuk mund të ketë më ambiguitete. Ky është një realitet që duhet të pranohet. Ne sot shohim edhe një proces i njohjeve të njëpasnjëshme nga shtete të ndryshme në arenën ndërkombëtare për atë që sot po kërkohet.