E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të medias

24 mars 2011
Shkodër

Pas pjesëmarrjes në koncertin festiv me rastin e 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi iu përgjigj interesimit të medias lidhur me një mesazh për politikën shqiptare.

Presidenti Topi: Mesazhi është shumë i thjeshtë: Duhet të dimë të kujtojmë historinë tonë, histori e cila në shekuj ka qenë mjaft e vështirë. Por ne ia kemi dalë vetëm në momentet kur kemi qenë të bashkuar, kur kemi pasur unitet dhe përtej pozicioneve të ndryshme ideologjike, ajo që duhet të mbizotërojë duhet të jetë patriotizmi. Ta mbruajmë veten me patriotizëm, të kujtojmë që sot këtu ku kemi arritur nuk kemi arritur rastësisht, por është kontributi i brezave dhe besoj që mesazhi më i mirë që mund t’i jipet politikës është që të ketë harmoni, të ketë dialog në funksion të së ardhmes së shqiptarëve. Unë jam i bindur që e ardhmja do të jetë jashtëzakonisht e mirë për shqiptarët.

Gazetari:Në këtë kontekst, në momentin që jemi, në prag të zgjedhjeve, a po e kryen rolin siç duhet kjo politikë?

Presidenti Topi: Unë besoj që ne do të shkojmë në zgjedhjet e datës 8 maj me këtë koshiencë që unë sapo e shpreha. Ju uroj gjithë të mirat!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›