Kryeministri Berisha perr urime nga Kryeministri i Kosovës Thaçi për rizgjedhjen e tij në këtë post
Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaçi. Në këtë mesazh, Kryeministri Thaçi shkruan:
“Me rastin e rizgjedhjes suaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë edhe formimit të Kabinetit të ri qeveritar, Ju përcjell përgëzimet më të sinqerta në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim.
Republika e Shqipërisë ka arritur suksese të rëndësishme në rrugën e saj drejt përmbushjes kritereve dhe parimeve demokratike. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për Shqipërinë.
Me urimet më të mira që Republika e Shqipërisë të vazhdojë të ecë me hapa të sigurt drejt perspektivës së integrimit në Bashkimin Europian, jemi të bindur që në këtë rrugë do të punojmë me synime të përbashkëta për thellimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të të dyja vendeve tona dhe gjithë rajonit.
12/09/2009