E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Hu Xhintao me rastin e Festës Kombëtare të Kinës.

1 tetor 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Hu Xhintao me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e miqësore.

“Duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin tradicional e frytdhënës midis dy vendeve tona, nënvizoj edhe një herë angazhimin dhe vullnetin e vendit tim për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira të miqësisë që karakterizojnë dy vendet e popujt tanë, në interes të zhvillimit dhe përparimit në të gjitha fushat.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›