Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të mediave

25 gusht 2010
Pas konferencës vjetore të ambasadorëve të Shqipërisë, të zhvilluar në Hotelin “Tirana International”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi iu përgjigj interesimit të mediave të shumta të pranishme.
Pyetje:Zoti President, ka pasur prapë thirrje këtë muaj për rivendosjen e negociatave dhe dialogut. Mendoni se do të dështojnë si herët e tjera apo do të kenë sukses këtë radhë?
Presidenti Topi:Ju mendoni që mund t’ua japë këtë përgjigje Presidenti i Republikës? Presidenti mund të thotë që mbetet gjithmonë inkurajues i dialogut politik dhe i zgjidhjeve të rëndësishme që vijnë nëpërmjet dialogut politik, sepse kur ka dialog pa fund dhe pa zgjidhje, pastaj nuk jemi racionalë. Kështu që unë mendoj se të gjithë duhet t’i kontribuojnë këtij komunikimi, i cili është domosdoshmëri civile e kohës, por edhe e politikës moderne për t’i krijuar të gjitha hapësirat Shqipërisë dhe shqiptarëve që të jenë më të qetë dhe të integrohen sa më shpejt.
Pyetje: Zoti President, a mendoni se do të ketë një zgjidhje të ngërçit në shtator?
Presidenti Topi:Unë besoj se janë partitë politike, të cilat, pas konfigurimit të ri, pas zgjedhjeve të fundit janë më pak në Parlament, që duhet të shprehin vullnetin dhe të japin zgjidhjet e tyre.
Pyetje: Kur do t'i çoni kandidaturat për në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese në Parlament?
Presidenti Topi:Pavarësisht se shumë njerëz janë me pushime, unë jam në punë dhe jam në vijim të atij procesi që do të garantojë sigurinë që këto institucione do të jenë me njerëzit më të përgatitur.