Presidenti Topi përshëndet Konferencën vjetore të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë

25 gusht 2010
I nderuar Zoti Ministër i Punëve të Jashtme
Shkëlqesi ambasadorë,
Përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë,
Zonja dhe zotërinj,
Ndihem shumë i gëzuar që takohem me ju sot, ambasadorë të nderuar të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesit më të lartë diplomatikë të vendit tonë në vendet mike e aleate dhe me ju, zotërinj përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri! Është një kënaqësi e veçantë që jemi mbledhur për të diskutuar, për të ndarë opinione mbi linjat institucionale të përfaqësuesve më të lartë të shtetit shqiptar, për vazhdimin e punës suaj fisnike. Në fillim të fjalës sime dëshiroj t’ju falënderoj dhe t’ju inkurajoj për vazhdimin e këtij misioni të rëndësishëm, kudo, në mbarë botën për promovimin e vlerave dhe të gjitha lidhjeve tradicionale që kemi me vendet më të rëndësishme të globit dhe natyrisht, për të pasuruar këto lidhje me lidhje të reja në funksion të asaj rruge që Shqipëria e ka përcaktuar në mënyrë shumë dinjitoze për të qenë pjesë e familjes evropiane, për të konsoliduar pozicionin e vet në familjen euroatlantike dhe për ta përmirësuar imazhin e saj në mënyrë të vazhdueshme!
Shqipëria ndodhet sot në një periudhë të rëndësishme të historisë së saj, ndoshta të paimagjinuar disa vite më parë. Të vendosur për të ndryshuar tërësisht sistemin politik, ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë, të gjithë kuptuam se suksesi i kësaj nisme titanike qëndronte sidomos në projektimin e qartë dhe të vendosur të perspektivës euroatlantike dhe evropiane të vendit tonë si dhe të ruajtjes dhe garantimit të interesave kombëtare të bazuara në parimin e së drejtës, lirisë dhe barazisë së kombeve dhe shteteve për të vetëvendosur mbi fatet e tyre.
Sot me bindje kemi plotësisht të drejtë të pohojmë se rruga jonë, ndonëse e papërfunduar ende, ka qenë zgjidhja e duhur dhe e vetmja për të ndërtuar një histori ndryshe dhe në të mirë të qytetarëve tanë.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën pa mëdyshje ngjarjen më të madhe historike dhe diplomatike të popullit dhe kombit tonë. Ky moment provoi se Shqipëria dhe shqiptarët, janë dhe mbeten të vendosur në angazhimin dypalësh, rajonal dhe global në respekt të parimeve të rëndësishme të euroatlantizmit. Diplomacia shqiptare ka meritën e madhe për kontributin e saj në këtë proces jetësor të vendit tonë ashtu siç ka sot përgjegjësinë përpara nesh, institucioneve, përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe ndaj të gjitha vendeve anëtare të Aleancës, të përsosë dhe të përshtatë tërësisht parimet e veprimit, të koordinimit, të shkëmbimit të informacionit, të sjelljes dhe të qëndrimeve, me parimet e kërkuara ndaj një vendi anëtar e të denjë të aleancës më të madhe të paqes dhe të sigurisë në botë, sikurse është NATO.
Anëtarësimi në NATO ishte realizimi i njërit prej objektivave tona strategjike dhe kombëtare. Ne duhet të jemi krenarë për këtë fakt, por edhe të ndërgjegjshëm se anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon nga ju më shumë përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm, më shumë mund dhe vendosmëri.
Hapat e hedhura dhe niveli i marrëdhënieve aktuale me Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme për jetëgjatësinë dhe suksesin e këtij procesi, jetik për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Interesi kombëtar duhet të jetë lajtmotivi i çdo guri që vendoset në urën e qëndrueshme që ne dëshirojmë të ngremë për të bashkuar kufijtë tanë politikë, ekonomikë, shoqërorë, intelektualë dhe kulturorë me demokracitë e vendeve të Bashkimit Evropian. Procesi i rëndësishëm i liberalizimit të vizave është plotësisht i merituar për qytetarët e vendit tonë. Ata çliruan mendjet dhe zemrat, shoqërinë dhe shtetin e tyre nga izolimi i një pushteti anti-evropian njëzet vjet përpara dhe sot kanë plotësisht të drejtë të shijojnë lirinë e tyre të lëvizjes brenda Evropës demokratike.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces ku ndërthuren jo vetëm interesa, por edhe angazhime dypalëshe, rajonale dhe globale të cilat ndodhen në një dinamike dhe lëvizje të vazhdueshme. Askush nga diplomatët tanë apo nga misionet tona diplomatike, sado larg Tiranës apo Brukselit, nuk mund ta ndiejë veten jashtë këtij angazhimi kombëtar të vendit tonë. Kudo ka një përvojë që na vlen, kudo ka një informacion që na shërben, kudo ka një këshillë që na lehtëson rrugën, kudo ka një mik që na ndihmon.
Vetëm kështu do të mund të rifitojmë edhe atë kohë të humbur, qoftë edhe për arsye objektive. Vetëm kështu statusi i vendit kandidat do të arrihet në kohën e duhur dhe anëtarësimi do të bëhet një realitet i prekshëm për të gjithë.
Zonja dhe zotërinj,
Koha provoi se Kosova e pavarur dhe demokratike e orientuar drejt integrimit euroatlantik mbetej e vetmja zgjidhje për sigurinë dhe paqen afatgjatë në rajon. Çdo qëndrim, veprim apo angazhim tjetër i ndryshëm do të vononte jo vetëm fatin e Kosovës, por edhe integrimin e rajonit.
Unë isha i bindur se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të datës 22 korrik të këtij viti mbi ligjshmërinë ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, pavarësisht se cila palë e vuri në lëvizje këtë mekanizëm të rëndësishëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk do të shprehej kundër lirisë së një populli. Ashtu siç isha i bindur se ky opinion nuk pritej të zgjidhte menjëherë konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës për pavarësinë dhe të pushonte mospajtimet mes këtyre dy vendeve dhe shteteve.
Opinioni respektoi vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për shpalljen e Kosovës shtet duke vendosur një standard të lartë bazuar mbi lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut, parime të shenjta dhe të paprekshme, shumë të rëndësishme për botën e civilizuar drejt të cilës Kosova aspiron të shkojë.
Unë jam i bindur gjithashtu se opinioni i Gjykatës duhet të konsiderohet si një rast i artë, moment i përshtatshëm diplomatik, të cilin Prishtina dhe Beogradi duhet ta shfrytëzojnë për të filluar dhe vazhduar një dialog konstruktiv, të dobishëm dhe të domosdoshëm, i cili do të shënonte hapjen e një faze të re, të një kapitulli të ri të marrëdhënieve Kosovë–Serbi, të një dialogu mbi të ardhmen, mbi të ardhmen evropiane të Kosovës, të Serbisë dhe të rajonit tonë, mbi çështje që janë në interes të dy shteteve sovrane dhe interesave të të dy popujve.
Mendoj se është koha që vendet e Bashkimit Evropian të veprojnë tashmë të bashkuara ndaj këtij realiteti të pakthyeshëm dhe të pakundërshtueshëm ligjor, sepse kjo përbën edhe një sfidë për ta, për kohezionin dhe implementimin e politikës së jashtme të kësaj strukture ku ne dëshirojmë të anëtarësohemi. Konsensusi mbi Kosovën dhe të ardhmen e saj i mundësojnë BE-së të luajë me sukses rolin e saj për integrimin dhe perspektivën evropiane të të gjithë rajonit ballkanik.
Ne duhet të vazhdojmë që, së bashku me diplomacinë e re të Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me shtetet e rëndësishme mike dhe aleate që mbështesin pavarësinë e Kosovës, të mundësojmë njohje të reja në një kohë sa më të shpejtë për të arritur qëllimin final: anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dhe pse jo, në një kohë tjetër, mundësisht sa më të shkurtër, në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen sot në fazën e intensifikimit të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe integrimit rajonal. Kjo mënyrë sjelljeje ka qenë dhe mbetet filozofia qendrore e politikës rajonale të Republikës së Shqipërisë dhe e qëndrimit të faktorit politik shqiptar në vendet e rajonit tonë. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit dhjetë vjet më parë vërtetoi rëndësinë jetike të faktorit shqiptar në stabilizimin dhe integritetin e Maqedonisë, në qëndrueshmërinë e paqes dhe ecurinë e proceseve integruese euroatlantike të të gjithë rajonit.
Sot, vendet tona kanë mundësi të kthehen në një hapësirë ku, vetëm nëpërmjet sinkronizimit të përpjekjeve, të gjenerojnë investime të rëndësishme në fushën e infrastrukturës, turizmit, në prodhimin e energjisë dhe burimeve alternative të saj, në bujqësi apo ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Padyshim, ky realitet ndjehet nga të gjithë, nga të gjitha institucionet, nga të gjithë interlokutorët e rëndësishëm që e kanë intensifikuar punën e tyre politike dhe diplomatike në rajon. Sikurse është thënë, situata në rajonin ballkanik është më e mira e të gjithë historisë së kohëve moderne të bashkëpunimit të vendeve të rajonit. Kjo vërtetohet edhe nga ai komunikim bilateral dhe multilateral, nga organizimet e vazhdueshme të takimeve, të cilat janë jo thjesht në kontekstin politik, por edhe për çështje të caktuara, ku gjithnjë e më shumë zë vend ekonomia.
Kam rastin t’ju them që këtë vit është radha e Shqipërisë të jetë organizatore e Forumit të VII-të rajonal ekonomik të Presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, më 25-26 nëntor të këtij viti në Tiranë, që provon dukshëm vullnetin politik për bashkëpunim rajonal, i cili tashmë është kthyer në një filozofi të përbashkët të vendeve tona.
Ne kemi inkurajuar dhe iniciativat e fundit zyrtare dhe institucionale të Ministrit të Jashtëm për të bërë të mundur normalizimin e marrëdhënieve edhe me Serbinë. Serbia është një vend i rëndësishëm në rajonin ballkanik. Ne dëshirojmë që Serbia, sidomos pas opinionit të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare, të ndryshojë realisht kursin, që të mos ketë ambiguitet në mënyrën e sjelljes së saj. Serbia kërkon me të drejtë dhe ne e mbështesim, sikurse çdo vend tjetër të rajonit, që të integrohet në Bashkimin Evropian, por nga ana tjetër, kur vjen puna për çështjen e Kosovës, mundohet të artikulojë, shpeshherë edhe me një mënyrë agresive, me një gjuhë që nuk është gjuha e integrimit, nuk është gjuha e Bashkimit Evropian, nuk është gjuha e vendeve, të cilat vendosin në radhë të parë bazamentin ligjor, që u konfirmua edhe nga Gjykatë. Besoj që dëshira e përbashkët për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve natyrisht që do të fillojë të implementohet me gjuhën reale të reciprocitetit. Uroj që këto marrëdhënie të vijnë duke u forcuar pa qenë nevoja që të vemë si kusht që të merremi vesh për atë që nuk do të merremi ndonjëherë! Të jemi të bindur, të flasim me gjuhë reale, për Kosovën nuk jemi marrë vesh dhe nuk besoj se do të merremi vesh. Por, ky nuk duhet të jetë një moment që do të sjellë impas për ato detyrime që janë për secilin vend të rajonit tonë, i cili më shumë se çdo rajon tjetër ka vuajtur tradicionalisht rezultatet tragjike të konflikteve ndëretnike. Kjo është një situatë e re, një situatë e re që ne e inkurajojmë nëpërmjet këtij bashkëpunimi që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë vende të NATO-s, të jenë vende të Bashkimit Evropian. Shpresoj se aty ku ne trashëgojmë, natyrisht që ku është pjesa tragjike është dhe pjesa e mirë, të ndërtojmë një komunikim civil në linjat dhe standardet e Bashkimit Evropian ku ne të gjithë dëshirojmë së shpejti të integrohemi.
Shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik,
Në të gjitha takimet që kam pasur me zyrtarë të lartë apo miq e të ftuar, të cilët kanë vizituar për herë të parë Shqipërinë ose janë kthyer mbas një periudhe kohe ta vizitojnë, më kanë pohuar se janë pozitivisht të befasuar nga Shqipëria e shqiptarët dhe se me kthimin në vendet nga vinin, do t’u sugjeronin edhe të tjerëve të vizitonin sa më shpejt Shqipërinë.
Diplomacia shqiptare, ambasadorët tanë dhe i gjithë shërbimi me jashtë duhet të gjejnë mënyra dhe rrugë për të nxitur, inkurajuar dhe shtuar numrin e vizitorëve në Shqipëri. Jo vetëm përfaqësues zyrtarë, por sidomos përfaqësues të medias, të biznesit, të artit, të kulturës deri edhe qytetarë të thjeshtë mund të kthehen në zëdhënës dhe përcjellës të vlerave tona të vërteta në shtetet ku ata jetojnë.
Por diplomatët tanë nuk duhet të harrojnë se përfaqësuesit dhe zëdhënësit më të mirë të vlerave tona, traditës dhe kulturës, mbeten të gjithë ata shqiptarë, të cilët për arsye sidomos ekonomike dhe për një jetë më të mirë për familjet dhe fëmijët e tyre ndodhen sot larg atdheut, por edhe të gjithë ata studentë shqiptarë të cilët kanë zgjedhur të marrin dije në universitete të huaja. Shqipëria përbën një rast unik me përqindje shumë të lartë të popullsisë aktive të larguar sidomos dy dekadat e fundit duke u klasifikuar në grupin e vendeve me rrjedhën më të lartë emigruese në botë. Ky moment natyrisht që ka të dy anët e medaljes. Nga njëra anë ne ndiejmë keqardhje që ka pasur një largim të detyruar në kushtet në të cilat ka qenë Shqipëria, por nga ana tjetër padyshim, kjo kthehet në një aset të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, sepse emigracioni shqiptar, përveç një numri njerëz që kanë shkuar të punojnë, sidomos në punë të rëndomta, sot na japin një imazh të ri të njerëzve në vendet ku janë integruar, të njerëzve që janë kualifikuar, sidomos të studentëve që kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera në universitetet më prestigjioze të botës. Ky kthehet në një aset të promovimit të vlerave të Shqipërisë për të treguar se aty ku janë kushtet, ku janë mundësitë, faktori shqiptar, intelektualët shqiptarë gjejnë mundësinë të jenë kompetitivë dhe pse jo, të jenë në elitën intelektuale të këtyre qendrave formuese universitare.
Është e domosdoshme që të gjitha përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore të kenë statistika të sakta mbi emigracionin shqiptar, të vjetër apo të ri, duke ndjekur dhe studiuar dinamikën e rritjes, zhvillimit apo zhvendosjes së tyre, e cila duhet të merret në konsideratë si në shtrirjen gjeografike të pranisë e shërbimeve tona, sidomos konsullore, ashtu edhe në hapjen e qendrave kulturore me qëllim ruajtjen e gjuhës, traditës dhe forcimin e ndjenjës së atdhedashurisë. Numri i konsiderueshëm i shqiptarëve në dy vendet fqinje, Itali dhe Greqi, imponon një politikë të tillë diplomatike, konsullore, ekonomike dhe kulturore të shërbimit me jashtë të Shqipërisë.
Ju me të drejtë mund të thoni që këto linja që ju po i shprehni, çdo njeri, çdo ambasador i ka në vëmendje, nuk po thuhet asgjë e re. Megjithatë mendoj se ju kërkoni më shumë mbështetje, financiare, ekonomike për të pasur mundësi për rritjen e infrastrukturës që të jeni të besueshëm, që të mos bëni një herë në vit ritualin e disa këshillave që vijnë nga institucionet që gjithsesi janë shumë të rëndësishme, por sinkronizimin e të gjithë mënyrave më të fundit që vijnë nga institucionet, pavarësisht se ju merrni informacion të përditshëm nga autoritete përkatëse. Qeveria duhet të bëjë gjithçka të mundur që aty ku ka fluks emigrantësh, aty ku ka nevojë me shumë për shërbime konsullore, aty ku ka nevojë më shumë për shërbime konsullore, aty ku ka nevojë më shumë për mbrojtjen e interesave të tyre, patjetër kërkohet edhe një mbështetje më e fortë financiare në mënyrë që këto që themi, patjetër të gjejnë edhe gjuhën e realizmit në kohën që vjen pas.
Mbetet mbi të gjitha një detyrim kushtetues për shërbimin e jashtëm të mbrojë interesat e tyre dhe të përkushtohet në zgjidhjen e problemeve që ata duhet të ndeshin në çdo çast me burokracinë apo autoritetet e vendeve ku ata jetojnë. Emigrantët tanë dhe familjet e tyre duhet të gjejnë në përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore një ndjeshmëri të lartë dhe shërbim cilësor, informacion lehtësisht të përdorshëm, komunikim të shpejtë dhe infrastrukturë e mundësi për t’ju përgjigjur nevojave të tyre në kohën e duhur.
Shërbimi me jashtë i Shqipërisë ka përpara përgjegjësi dhe sfida, të cilat kërkojnë maturi e përgjegjshmëri, përvojë e vitalitet, por sidomos profesionalizëm. Duke hapur një parantezë, mund të shikoj që kjo vjen në mënyrë shumë evolutive, sepse gjërat nuk bëhen përnjëherë. Shërbimi ynë diplomatik vijon të konsolidohet në mënyrë cilësore. Është i pazëvendësueshëm misioni i tyre. Është shumë e vlerësueshme performanca e mjaft ambasadorëve dhe ne ndehemi krenarë. E ndiejmë kur bëjmë vizitat dhe ata janë lehtësisht të përgatitur, janë plotësisht të mirëpritur, të respektuar dhe padyshim që ky është një respekt për Shqipërinë, por edhe për institucionet që plotësojnë detyrimet e tyre në vizitat që delegacionet e tyre bëjnë jashtë Shqipërisë. Pra, dinjiteti, personaliteti, korrektësia ndaj të gjithë institucioneve jashtë vlerësohen nëpërmjet jush. Dëshiroj dhe një herë pa e tepruar me komplimentet, t’ua jap ato se me të vërtetë, i meritoni me shumicë.
Diplomacia shqiptare duhet të dijë të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që fatmirësisht ofron sot bota globale dhe teknologjia informative. Përvoja dhe profesionalizmi shumë dimensionohen kur në shërbim të tyre vendoset shkëmbimi i shpejtë i informacionit, pavarësisht në se je përfaqësues i një vendi të vogël apo të madh. Përshtatja me sukses të plotë e diplomacisë sonë me dinamikën dhe ritmet e informatizimit të botës moderne do ta ndihmonte atë të përmbushte misionin e saj institucional dhe t’i shërbente më mirë interesave të qytetarëve dhe shtetasve tanë, kudo ku ata ndodhen.
Dhe së fundmi dy fjalë për nevojën që keni ju për të qenë të mbështetur nga politika. Nuk e kam fjalën për një lidhje të shkurtër që ambasadorët duhet të kenë me politikën. Nuk mendoj se është kjo. Ambasadorët janë përfaqësues të shtetit. E thashë këtë në sensin që politika në përgjithësi ka nevojë që të performohet dhe t’ju ndihmojë, sepse të jesh ambasador, natyrisht që duhet të jesh interpret i të gjitha ngjarjeve, qofshin këto ngjarje pozitive, qofshin këto dhe ngjarje të pakëndshme kur debati i politikës në mjaft raste nuk jua bën të lehtë përcjelljen e mesazhe që ju duhet të keni me interlokutorët tuaj në institucione. Kështu që unë e mora fjalën pikërisht jo për t’jua bërë ju këtë thirrje, por për t’ia bërë politikës, e cila ka nevojë t’ju japë një mbështetje në mënyrë të sinkronizuar shërbimit diplomatik, ta fuqizojë atë, sepse është shërbimi diplomatik i një vendi, sepse demokracitë e kanë në ritualin e tyre edhe rotacionin, pavarësisht rotacioneve që ndodhin në historinë e demokracive pluraliste, shërbimi diplomatik, ambasadorët duhet të mbështeten pa asnjë lloj paragjykimi, pa asnjë lloj kufizimi. Duhet që gjuha e politikës të huazojë në mjaft raste nga gjuha e diplomacisë në mënyrë që gjuha diplomatike të sintonizohet me gjuhën më elitare e më etike dhe kjo do t’jua bëjë më të lehtë komunikimin me vendet ku ne aspirojmë të integrohemi.
Edhe një herë ju falënderoj për vëmendjen dhe ju uroj suksese në misionin tuaj diplomatik!
Ju faleminderit!