Presidenti Topi ngushëllon familjarët e të ndjerit Kushtrim Zaçe

24 gusht 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të zotit Kushtrim Zaçe për ndarjen nga jeta të njeriu të tyre të dashur.
"Të nderuar familjarë të të ndjerit Kushtrim Zaçe,
Lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të dashur hidhëroi të gjithë ata, të cilët kanë pasur fatin e madh të njohin nga afër Kushtrimin. Ai ka prekur thellë të gjithë ata adhurues të sportit të basketbollit, të cilët me admirim dhe një emocion të papërshkrueshëm kanë ndjekur lojën e tij virtuoze, plot fantazi e teknikë, ku spikaste talenti dhe dëshira për fitore në mbrojtje të ngjyrave të ekipit të “Partizanit”, po ashtu dhe të Kombëtares Shqiptare të Basketbollit.
Në kujtimet e gjithsecilit prej nesh, Kushtrimi do të mbetet gjithnjë si një model i njeriut të dashur në shoqëri dhe i sportistit të përkushtuar e dinjitoz, ndërsa kontributi i tij për basketbollin shqiptar, i pazëvendësueshëm.
Në këto momente të vështira familjare, të dhimbjes dhe trishtimit njerëzor, ju gjendem pranë duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!", - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.