E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi iu uron shqiptareve Vitin e Ri 2012

Ne Shqiperi presidenti Bamir Topi ju drejtua sot me nje mesazh urimi te gjithe shqiptareve ne mbyllje te ketij viti.

Duke uruar qe ngjarjet negative dhe tensioni politik i 2011 te mbeten vetem nje kujtim i keq presidenti Topi u shpreh se historia dhe shqiptaret presin shume me teper gjate 2012.

Ne mesazhin e tij Presidenti Topi nenvizoi se ne vitin e 100 vjetorit te Pavaresise nevojitet nje reflektim i thelle per te gjitha detyrimet qe duhet te permbushen per te ndertuar nje Shqiperi te forte demokratike dhe te drejte.

Nga ana tjeter duke folur per nje proces mjaft te rendesishem per vendin ate te integrimit europian presidenti Topi shprehet se te gjithe shqiptaret urojne qe te gjitha arritjet e deritanishme ne procesin e afrimit me Evropen e Bashkuar te sherbejne si nxitje per te perballuar se bashku sfiden dhe detyrimin madhor per te fituar statusin e vendit kandidat dhe percaktimin e hapave te metejshme te anetaresimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›