2011 ishte nje vit rekord per motin ekstrem

Vetem ne Shtetet e Bashkuara fatkeqesite e shkaktuar nga moti preken miliona njerez rreth nje mije veta humben jeten me shume se 8 mije u lenduan ndersa humbjet ekonomike arriten ne 52 miliarde dollare.
Moti ekstrem solli shkaterrime te medha kudo ne Shtetet e Bashkuara gjate vitit 2011. Per zotin Bill Wing shkaterrimet nisen 12 muaj me pare ne diten e Vitit te Ri kur ai pa me sy demet nga nje uragan qe preku Cincinnatin ne shtetin Arkansas.
Ne ishim mu ne rrugen ku kaloi uragani. E ndjenim se si gjithcka dridhej nga era e fuqishme. - kujton ai
Kjo ishte njera nga 1.600 tornadot qe preken vendin ne vitin 2011. Gjate vitit 12 fatkeqesi natyrore shkaktuan 1 miliarde dollare deme ekonomike duke vendosur nje rekord te ri thote Chris Vaccaro zedhenes i Sherbimit Kombetar te Motit
Kete vit kemi pare rekorde historike ne pothuajse te gjitha kategorite e motit. Pra stuhi debore dhe uragane permbytje dhe thatesira ne te gjitha keto kategori ky vit renditet ne tre me te rendet e regjistruar ndonjehere.
Thatesira dhe zjarret ne Teksas New Mexico dhe Oklahoma ishin se bashku fatkeqesite me te kushtueshme te vitit 2011 duke shkaktuar 6 deri ne 8 miliarde dollare deme.
Vaccaro thote se nder shkaktaret kryesore kete vit ishin sidomos sistemet ciklike te motit si La Nina ne Paqesorin Lindor.
Kjo i ka ndryshuar standardet tona per stuhite. Edhe ne Arktik pati nje sistem te quajtur Oshilacioni Arktik. Ky ishte nje faktor i madh ne dimer dhe pranvere sepse lejoi ajrin e ftohte te kaloje ne Shtetet e Bashkuara dhe kjo shkaktoi stuhite e debores dhe uragane.
Vaccaro thote se nuk ka asnje prove qe te lidhe keto ngjarje me ngrohjen globale por ekstremet e motit kete vit jane ne perputhje me ate qe ekspertet e klimes parashikojne per periudhen afat-gjate.
Me fantazmen e ngrohjes globale rriten gjasat per te patur me shume vale te nxehti dhe thatesira me te zgjatura si dhe zjarre me te medha apo zona me permbytje ekstreme.
Peter Altman drejtor i nje fushate per Klimen dhe Ajrin e Paster ben thirrje qe te merren masa per te ulur emetimet e gazrave qe cojne ne ndryshime klimatike dhe per te zbutur ndikimin e tyre.
Duhet te pergatitemi me mire per te perballuar raste te tilla te motit ekstrem thatesirat zjarret valet e te nxehtit permbytjet dhe kjo do te thote te sigurojme ate lloj ndihme shendetesore qe duhet atyre qe vuajne pasojat.
Ekstremet e motit gjate vitit 2011 mund te jene nje normale re thote Chris Vaccaro i Sherbimit Kombetar te Motit. Agjencia po ndermerr hapa per te pergatitur vendin per fatkeqesite e ardhshme me ane te ngritjes se nje rrjeti partneresh ne sektorin publik dhe privat.