E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi kremton Pashkën Ortodokse në Korçë

Korçë - Presidenti Bamir Topi ka marrë pjesë në kremtimin e Pashkëve Ortodokse në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në qytetin e Korcës.

Presidenti Topi i shoqëruar në këtë rast dhe nga kryetari i bashkisë së Korcës Niko Peleshi ka ndjekur meshën e drejtuar nga Mitropoliti Imzot Johan.

Presidenti Topi, kryebashkiaku Peleshi sidhe mijëra besimtarë kanë pritur në ambjentet e jashtme të katedrales ringjalljen e Krishtit, e cila është kremtuar menjëherë me hyrjen e ditës së diel.

Presidenti Topi ashtu si dhe qindra besimtarë të tjerë ka kryer dhe ritualin e marrjes së dritës së shenjtë, sipas sipas traditës ortodokse.

Mitropoliti johan në fjalimin e tij ka përcjellë mesazhe urimi për më shumë paqe dhe mirësi. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›