E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia arreston Mark Kasnjetin ish-ushtar i UÇK, akuzohet për krime lufte

BEOGRAD- Serbia ka arrestuar shqiptarin nga Kosova Mark Kasnjetin në Merdare, "bazuar në një arrest për krime lufte". Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçic, i cili ka thënë se shqiptari kosovar "dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë", raporton Europa e Lirë.

"Ky arrestim nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm", ka theksuar ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Dacic.

Ndërkohë, zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekaric, ka thënë se Kasnjeti, "si pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime ndaj civilëve serbë në fshatin Kramirovc, më 1998". 

PRECEDENTI
Autoritetet e Serbisë arrestuan më 1 prill  dy pjesëtarë të policisë së Kosovës në zonën kufitare me Kosovën, pasi sipas tyre "ishin të armatosur dhe kjo përbën shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999". Ky akt shkaktoi reagime të ashpra në Tiranë,Prishtinë por edhe në Maqedoni, ku partitë shqiptare atje i bënë thirrje Beogradit të heqë dorë nga këto akte provokuese. KFOR-i nisi hetimet: Do të analizojmë rrethanat dhe më pas do dalim në një rezultat.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›