E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi kthen në kuvend kodin zgjedhor

Presidenti i Republikës Bamir Topi vendosi ta kthejë edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për kodin zgjedhor i cili ka mbërritur për shpallje në Institucionin e Kryetarit të Shtetit . Presidenti i Republikës ia ka bërë të njohur Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet një letre në të cilën thuhet: "Reformën zgjedhore, debatet mbi këtë reformë dhe ligjet që kanë të bëjnë me proceset elektorale i kam vlerësuar si mjaft të rëndësishme për ecurinë dhe rritjen e standarteve të administrimit të procesit zgjedhor. Një reformë zgjedhore e mirëhartuar dhe ligje elektorale që do të mundësonin një proces të drejtë zgjedhor, do të jepnin garancitë e duhura për realizimin e një procesi normal zhvillimi të demokracisë dhe pluralizmit në vend dhe më tej, realizimin e aspiratave të tij euro-atlantike. Ligjin e ardhur për shpallje, e konsideroj një përpjekje serioze dhe të domosdoshme për mirëadministrimin e procesit zgjedhor, por, gjej në të arsye për ta kthyer edhe njëherë në Kuvend për rishqyrtim. "Duke ushtruar kompetencën time kushtetuese kam besim se Kuvendi do të pasqyrojë vullnet maksimal politik dhe do të bëjë korrigjimet e nevojshme për shmangien e mospërputhjeve në afatet e vendosura në ligj, përfundon motivimi i Presidentit të Republikës drejtuar Kuvendit të Shqipërisë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›