Presidenti Topi mbledh tryezën e kryetarëve të partive politike parlamentare për nisjen e reformës në drejtësi.
17 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi drejtoi sot tryezën e kryetarëve të partive politike parlamentare ku u diskutua për nisjen e reformës në drejtësi. Të mbledhur me këtë rast në Pallatin e Brigadave ishin Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, përfaqësuesi i Partisë Demokristiane, Ndue Shpani, përfaqësuesi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Spiro Peçi, Kryetari i Partisë Demokrate të Reformuar, Genc Pollo, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo dhe Kryetari i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova.
Në tryezë, të gjithë kryetarët e partive politike parlamentare kanë shprehur vullnetin e përbashkët e të qartë për nevojën e reformës në sistemin e drejtësisë dhe kanë vlerësuar rolin katalizator të Presidentit të Republikës, Bamir Topi në nisjen e këtij procesi, por edhe të ecurisë së tij të mëtejshme.