Xhaferaj Lehtesira per biznesin dhe grate qe punojne

Bashkia do te ofroje falas transportin urban per grate dhe vajzat e punesuara prane ndermarrjeve qe punojne me fason dhe do ti jape perparesi ndertimit te kopshteve prane zonave ku ato banojne.
Me keto fjale Ferdinand Xhaferaj iu drejtua punonjeseve te nje rrobaqepesie ne Durres. Nderkohe ai tha se komuniteti i biznesit nuk do te trajtohet vetem si burim prej nga vilen te ardhura por edhe si nje faktor i rendesishem per zhvillimin dhe zgjidhjen e nje numri problemesh qe qyteti ka.
Xhaferaj garon ne zgjedhjet vendore te 8 majit per postin e kreut te Bashkise se Durresit ne emer te koalicionit Aleanca per Qytetarin. Pjese e programit te Xhaferajt eshte lehtesimi i barres se taksave lokale dhe ofrimi falas i disa sherbimeve publike per punetoret si transporti urban apo edhe formimi i tyre profesional permes arsimit te larte.
Ne mjaft raste interesat e pronareve te nje biznesi sic eshte edhe kjo rrobaqepesi dhe interesat e punetoreve jane disi te ndara - tha Xhaferaj. - Por qe te dy palet kane nevoje per siguri dhe siguria e vazhdimesise dhe suksesit te biznesit eshte edhe siguria e punes per punetoret. Dhe kete siguri Bashkia ka per detyre ta ofroje.
Ne kete drejtim programi i kandidatit demokrat Xhaferaj premton ndihme ndaj biznesit. Bashkia do te ule paketen e taksave deri ne masen 50 perqind kjo i vjen ne ndihme biznesit por edhe krijon edhe mundesi per shtimin e fuqise punetore dhe rritjen e pagave tha Xhaferaj.