E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 8 maji disfata dhe fundi i Ramës

Kryeministri Sali Berisha në vijim të turit të tij elektoral është ndalur në qytetin e Lushnjes ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” Albert Sanxhaku.
 

Në fjalën e tij kryeministri Berisha sulmoi sërish kreun e opozitës Edi Rama duke shtuar se zgjedhjet e 8 majit do të jenë edhe disfata e tij e radhës edhe fundi që meriton.
 

“I them Ramës se vendi nga nevojë për projekte, shkolla, rrugë, tregje dhe qytetarët kanë nevojë që këtë fushatë ta shndërrojë më fushatë jo midis fyerjeve të cilat janë dëshmi e një dëshpërimi të thellë, e një varfërie ekstreme në argument dhe mungesës së një vizioni” theksoi Berisha.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha i bëri thirrje të gjithë kandidatëve të “aleancës për qytetarin” që të shmangin tensionet dhe përplasjet.

“Ta shndërrojmë këtë muaj në muajin e debatit të madh, dialogut kontruktiv për të përparësuar të gjitha projektet që duhen për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Le të zhvillojmë një fushatë më të qytetëruar, fushatën e vlerave të vërteta” shtoi më tej Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›