Presidenti Topi merr urimet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO nga Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

6 prill 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori sot urimet më të mira për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) nga Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, përmes një mesazhi në të cilin thuhet:
“Dëshiroj të shpreh urimet më të sinqerta për Ju dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë me rastin e hyrjes në NATO.
Ky anëtarësim është njohja e suksesit të madh të politikave shtetërore të Shqipërisë, dhe një mundësi për të afirmuar jo vetëm sigurinë por edhe vlerat ekonomike dhe politike të NATO-s. Në të njëjtën kohë, kjo është diçka inkurajuese për vendet në rajon që aspirojnë të bëhen anëtare të NATO-s, duke përfshirë dhe Malin e Zi, i cili e konsideron hyrjen në NATO si një interes strategjik.
Kontributi Juaj, i dashur President, në integrimin euroatlantik të Shqipërisë ka qenë i vlefshëm dhe i qartë.
Duke ritheksuar urimet e mia për këtë sukses të madh, dëshiroj të shpreh vullnetin e Malit të Zi për marrëdhënie më të afërta dhe bashkëpunim më intensiv midis dy vendeve tona, nëpërmjet mekanizmave të NATO dhe BE!” – përfundon mesazhi i Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç.